Flash

U rrëzua në një kantier ndërtimi, humb jetën 19-vjeçari shqiptar në Angli

Lapsi.al 22 March 2026
U rrëzua në një kantier ndërtimi, humb jetën

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Angli. Një 19-vjeçar shqiptar ka ndërruar jetë pasi ra nga një kantier ndërtimi. Viktima është Renols Lleshi, 19 vjeç me origjinë shqiptare. Lleshi po ndihmonte në çmontimin e skelave në kopshtin e çatisë në katin e 12-të të një blloku banesash në ndërtim e sipër, në zonën e Ark Soane Academy në Mill Hill Road.

Një hetim nga Ekzekutivi i Shëndetit dhe Sigurisë zbuloi se ventilimi ishte mbuluar vetëm nga një fletë gipsi dhe shkumë çatie. Sipas hetimeve, kur ai shkeli mbi një bosht ventilimi, mbulesa e tij u shemb, duke e bërë të binte gjashtë kate poshtë, gjë e cila i shkaktoi vdekjen të riut.

Kompania Jerram Falkus Construction Limited u deklarua fajtor për shkeljen e rregullores të punës dhe iu dha një gjobë prej 42 mijë paund. Firma 140-vjeçare u urdhërua gjithashtu të paguante 5 mijë paund kosto dhe një shtesë prej 2 mijë paund në Gjykatën e Magjistraturës së Qytetit të Londrës më 18 mars.

"Rëniet nga lartësia janë një nga shkaqet më të mëdha të vdekjeve në vendin e punës dhe lëndimeve të mëdha. Ky ishte një incident krejtësisht i shmangshëm që çoi në vdekjen e një të riu," tha Inspektorja e HSE Natalie Prince.

Mediat britanike shkruajnë se gjatë një deklarate të dhënë për mbikëqyrësin e sigurisë, familja e Lleshit tha se duke ditur se vdekja e tij ishte plotësisht e shmangshme e kishte bërë humbjen e tyre më të vështirë për t'u përballuar.

"Ne i jemi mirënjohës Ekzekutivit të Shëndetit dhe Sigurisë për përpjekjet e tyre për të hetuar aksidentin dhe për të ndjekur penalisht një nga ata që janë përgjegjës për vdekjen e Renols. Megjithatë, asgjë që dikush nuk mund të bëjë nuk mund ta kthejë të dashurin tonë ose të zvogëlojë pikëllimin tonë në asnjë mënyrë," tha babai i tij.

Të këshilluara

Rama: Nuk ka abuzim me çmimin e naftës

Kryeministri Edi Rama ka folur për rritjen e çmimit të naftës. Gjatë podkastit të tij “Flasim”, Rama u shpreh se nuk janë konstatuar abuzime në lidhje me këtë s...

10:14

ide

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

Pse guri dhe molotovi u bënë të pashmangshëm

Kjo revoltë rinore ka pasur një meritë të madhe. Ajo i bëri të njohur publikut të gjërë anën më kriminale të këtij regjimi që ishte deri më tani e konservuar në skutat më të fshehta. Nëse revolucioni ekstremisht paqësor i flamingove na tregoi se kjo qeverisje nuk ishte më popullore, epilogu i tij radikal, me gurë dhe molotov po shërben për të nxjerrë në dritë të diellit se autokrati është në gjendje të përdorë çdo mjet për të qëndruar në pushte

11:37 Andi Bushati

MOTI TIRANA

9°c

KËMBIMI EURO

91.10

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI