Flash

Berisha: Beteja jonë do të njohë vetëm ngjitje, do jetë e pandërprerë

Lapsi.al 23 March 2026
Berisha: Beteja jonë do të njohë vetëm ngjitje, do jetë

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha deklaroi se beteja e opozitës do të vijojë pa ndërprerje dhe do të përfshijë të gjithë vendin, pas protestës së zhvilluar më 22 mars në Tiranë. Në një konferencë me gazetarët, Berisha e cilësoi protestën si një nga reagimet më të fuqishme qytetare, duke theksuar se qytetarët nderuan në mënyrën më madhështore, solemne dhe dinjitoze ditën e parë të demokracisë.

Sipas tij, demonstrata përfaqësoi revoltën dhe zemërimin e një kombi të tërë në kushtet që ai i quan “narkodiktaturë” dhe “autokraci elektorale”. Ai u shpreh se kjo ishte një nga kryengritjet paqësore më të forta të shqiptarëve në rrugët e kryeqytetit.

'Qytetarët e Tiranës dhe mbarë Shqipërisë nderuan në mënyrën më madhështore, më solemne, më dinjitoze 22 marsin, ditën e parë të demokracisë me demonstratën e tyre të fuqishme në kushtet e një narkodiktature, autokracie elektorale apo diktaturë autoritare, shqiptarët treguan dje se janë të pamposhtur nga kjo narkodiktaturë. Mendoj se me protestën e tyre përfaqësuan revoltën, zemërimin e një kombi të tërë. Kurrë ndonjëherë më e fuqishme kryengritja paqësore e shqiptarëve se sa dje nuk ka qenë në rrugët e Tiranës. Mesazhi është i qartë, në Shqipëri në kushtet e autokracisë të sundimit të Edi Ramës, nuk ka dhe nuk mund të ketë paqe dhe stabilitet. Beteja jonë do të njohë vetëm ngjitje. Ajo do përfshijë të gjithë Shqipërinë dhe do jetë e pandërprerë gjer në largimin përfundimtar të kësaj organizate kriminale me në krye Edi Ramën. Ndaj dhe unë kam një mirënjohje të pakufishme për të gjithë ata dhjetëra mijëra qytetarë që mbushën dje rrugët dhe bulevardet e Tiranës dhe protestuan në mënyrë dinjitoze. Shprehën zemërimin e tyre ndaj këtij regjimi,' tha Berisha.

Të këshilluara

ide

Kriza jonë e trefishtë tashmë ka emër

Edi Rama është sot mishërimi, edhe pse jo shkaku i vetëm, i krizës së përfaqësimit politik. Askush më shumë se ai nuk punuar për të ndërtuar një parti dhe një sistem politik në shërbim të kryetarit dhe jo të qytetarit

09:49 Blendi Kajsiu

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

13°c

KËMBIMI EURO

90.64

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI