Flash

E pabesueshme në Angola: skuadra “gabon” stadiumin, rivalët fitojnë në tavolinë

Lapsi.al 23 March 2026
E pabesueshme në Angola: skuadra “gabon” stadiumin,

Ndeshja e madhe e kampionatit në Angola është shndërruar në një betejë juridike jashtë fushës, ndërsa brenda saj vetëm një skuadër u paraqit në fushën e lojës dhe tjetra “gaboi stadiumin”. Ka diçka të pabesueshme në atë që ndodhi për përballjen mes 1° de Agosto dhe Pedro de Luanda, me një vendim përfundimtar që premton pasoja ligjore.

Gjithçka nis nga protesta e 1° de Agosto, e treta në renditje me -6 pikë nga rivalët kryesues, që nuk e ka pranuar vendimin e Federatës së Futbollit në Angola për ta zhvendosur ndeshjen nga stadiumi i saj, França Ndala, në atë që përdoret zakonisht nga rivalët, stadiumi 11 de Novembro.

Për këtë arsye, siç u njoftua në rrjetet sociale, 1° de Agosto qëndroi në pritje në stadiumin e vet, ndërsa në “11 de Novembro” Pedro de Luanda bëri nxehmjen, zbriti në fushë së bashku me arbitrat dhe pas kohës së parashikuar mori fitoren në tavolinë 3-0 për shkak të mungesës së kundërshtarëve. E gjithë kjo ndodhi në një klimë surreale dhe me shumë pak tifozë në stadium, me të cilët lojtarët gjithsesi festuan.

[video width="480" height="640" mp4="https://cdnimpuls.com/lapsi.al/wp-content/uploads/2026/03/AQNMAciHb6pjgbTlx9dqfHI0iALOu_aasdiwHW7dV0wwUMstqb2p0Wslb3OBmb2hlLrCCR7zCp0Xz5VGPiBbIoCLcl-ywRDSbtp0ilTc7bbJNw.mp4"][/video]

Të këshilluara

ide

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

Pse guri dhe molotovi u bënë të pashmangshëm

Kjo revoltë rinore ka pasur një meritë të madhe. Ajo i bëri të njohur publikut të gjërë anën më kriminale të këtij regjimi që ishte deri më tani e konservuar në skutat më të fshehta. Nëse revolucioni ekstremisht paqësor i flamingove na tregoi se kjo qeverisje nuk ishte më popullore, epilogu i tij radikal, me gurë dhe molotov po shërben për të nxjerrë në dritë të diellit se autokrati është në gjendje të përdorë çdo mjet për të qëndruar në pushte

11:37 Andi Bushati

MOTI TIRANA

9°c

KËMBIMI EURO

91.10

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI