Flash

Guardiola çfarë bën? Akte vetëlëndimi me gërvishtje në kokë pas Arsenal–City

Lapsi.al 23 March 2026
Guardiola çfarë bën? Akte vetëlëndimi me
Pep Guardiola të dielën shtoi një tjetër trofe në palmarès-in e tij, duke fituar me Manchester City finalen e Kupës së Ligës kundër Arsenal, falë edhe gabimit të rëndë të portierit Kepa në rastin e golit të parë të Nico O’Reilly, protagonist absolut i ndeshjes me dygolëshin e tij. Një ndeshje që ka lënë gjurmë të dukshme të tensionit në kokën e trajnerit katalanas 55-vjeçar.

Guardiola, nuk është hera e parë

Kamerat treguan disa gërvishtje pothuajse me gjak në anën e majtë të kokës së rruar të spanjollit Guardiola, të cilat nuk i kishte kur u ul në pankinë në Wembley. Rikthehet kështu tema e akteve të vetëlëndimit të teknikut kur stresi arrin kulmin dhe ai nuk arrin të kontrollojë lëvizjet e gishtave, që “torturojnë” lëkurën e zhveshur të kokës së tij. Një sjellje që kishte shkaktuar shqetësim edhe në nëntor 2024, kur – gjatë një periudhe të gjatë krize – Manchester City u rikuperua në Champions League nga Feyenoord, duke kaluar nga 3-0 në 3-3 përfundimtare. Në atë rast, pas ndeshjes Guardiola ishte paraqitur para mikrofonëve me kokën dhe hundën të mbuluara me gërvishtje, duke iu përgjigjur një pyetjeje specifike: “Gërvishtjet? I kam bërë me gishtat e mi. Dua t’i bëj keq vetes”. Fjalë që i sollën kritika, pasi jepte një shembull që sigurisht nuk duhej ndjekur, dhe në fakt disa orë më vonë Guardiola bëri një hap pas, duke dërguar një mesazh të kundërt: “U kapa në befasi nga një pyetje, përgjigjja ime nuk kishte për qëllim në asnjë mënyrë të tallej me problemin shumë serioz të vetëlëndimit”. Fakti është se presioni, gjithmonë shumë i lartë mbi të, i ka bërë edhe një herë një shaka të keqe katalanasit. Tabloidët kanë ripropozuar menjëherë imazhet e atyre gërvishtjeve të kuqe, që këtë herë nuk ishin objekt pyetjesh pas ndeshjes. Guardiola përkundrazi ka mbushur kraharorin për trofeun e radhës të fituar që kur mbërriti në Angli: “19 tituj në 10 vite te Manchester City, në epokën moderne, në Angli, në Europë… respekt për gjithë organizatën”.

Të këshilluara

ide

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

Pse guri dhe molotovi u bënë të pashmangshëm

Kjo revoltë rinore ka pasur një meritë të madhe. Ajo i bëri të njohur publikut të gjërë anën më kriminale të këtij regjimi që ishte deri më tani e konservuar në skutat më të fshehta. Nëse revolucioni ekstremisht paqësor i flamingove na tregoi se kjo qeverisje nuk ishte më popullore, epilogu i tij radikal, me gurë dhe molotov po shërben për të nxjerrë në dritë të diellit se autokrati është në gjendje të përdorë çdo mjet për të qëndruar në pushte

11:37 Andi Bushati

MOTI TIRANA

9°c

KËMBIMI EURO

91.10

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI