Flash

Lubonja: Zvarritja e çështjes "Balluku", në favor të mbulimit të krimit

Lapsi.al 23 March 2026
Lubonja: Zvarritja e çështjes "Balluku", në favor

Analisti Fatos Lubonja foli mbrëmjen e sotme në Studio24 lidhur me çështjen Balluku, teksa SPAK ka marrë dritën jeshile nga GJKKO për të bërë kontrollin e pajisjeve elektronike të sekuestruara tek bizneset dhe bashkëpunëtorët e ish-zv.kryeministres Balluku.

Lubonja thekson se nëse ka prova në këtë vend, ka për kryeministrin Rama më shumë se për Ballukun e për të gjithë. Ai kritikoi qasjen e SPAK në këtë çështje teksa shton se zvarritja i shërben mbulimit të krimit.

"Kam qenë i idesë që nuk bëhet dot drejtësi vetëm me një institucion, kur ti ke të gjithë tjerat, të gjithë duhet të ecin në një drejtim si një flotë. Mendoj se po ta zgjerojmë vështrimin jam dakord që SPAK nuk ka vepruar siç duhet. Edi Rama, në fund fare tha "tani të vijnë të na japin prova". Nëse ka prova këtu, këtu ka për Edi Ramën, më shumë për Ballukun e të gjithë. SPAK nuk e ka thirrur një herë. Edhe punën e imunitetit, nuk e nxori në fillim, por e çoi në Gjykatën Kushtetuese. Që SPAK ka një kufizim nga politika kjo nuk diskutohet.

Të dalim te opozita. Që ka problemet e veta, me një pjesë të oligarkëve ka bashkëpunuar, nuk do që të dalin ata. Dhe në një farë mënyre çfarë kemi thënë shumica, po e bëjmë drejtësinë të jetë e pavarur nga politika. Drejtësia bëhet kur punojnë të gjithë institucionet. Kjo zvarritje, kjo situatë e krijuar është në favor të mbulimit të krimit. Oligarkët që nuk i del emri janë më të fuqishëm se ministrat. Një nga argumentet është që këtu është luftë brenda PS. Lufta brenda llojit. Opozita në këtë rast, për mendimin tim, ky Ulaj që doli në Rrjoll, nuk kanë folur këta. Nuk ka folur ndonjëherë Berisha për banorët e Rrjollit" - tha Lubonja. /Panorama

Të këshilluara

ide

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

Pse guri dhe molotovi u bënë të pashmangshëm

Kjo revoltë rinore ka pasur një meritë të madhe. Ajo i bëri të njohur publikut të gjërë anën më kriminale të këtij regjimi që ishte deri më tani e konservuar në skutat më të fshehta. Nëse revolucioni ekstremisht paqësor i flamingove na tregoi se kjo qeverisje nuk ishte më popullore, epilogu i tij radikal, me gurë dhe molotov po shërben për të nxjerrë në dritë të diellit se autokrati është në gjendje të përdorë çdo mjet për të qëndruar në pushte

11:37 Andi Bushati

MOTI TIRANA

10°c

KËMBIMI EURO

91.10

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI