Flash

Masat që morën vendet e tjera për të mbajtur në kontroll çmimin e naftës

Lapsi.al 23 March 2026
Masat që morën vendet e tjera për të mbajtur në

Rritja e pandalshme e çmimit të karburanteve si rrjedhojë e konfliktit në Lindjen e Mesme po i jep efektet në të gjitha vendet e botës. Qeveritë kanë nisur tashmë të marrin masat e para për të frenuar rritjen e çmimit me pakicë, që nga akciza, vendosjen e çmimit tavan, uljen e TVSH-së etj.

Në Shqipëri, vetëm pak ditë më parë, kryeministri Edi Rama deklaroi si masë të parë uljen e akcizës. Sipas tij, për çdo ditë kur çmimi do të kërcejë mbi tavanin e 220 lekëve për litër do ketë menjëherë ulje me 20% të akcizës së naftës. Ndërkohë, pritet krijimi i një entiteti shtetëror, i cili do të ndërhyjë në tregun e naftës.

Së fundmi, qeveria ka shpallur situatën e veçantë në tregun e hidrokarbureve. Vendimi parashikon se gjatë periudhës së situatës së veçantë do të aktivizohet Bordi i Transparencës dhe Kufizimit të Përkohshëm të Çmimeve për tregtimin me shumicë dhe pakicë të nënprodukteve të naftës dhe gazit.

Në Serbi, qeveria vendosi të ulë sërish akcizën mbi naftën bruto për të frenuar çmimet në treg. Rreth 10 ditë më parë akciza u ul me 20%, ndërsa nga e premtja edhe 40% të tjera, duke e çuar lehtësimin në një total prej 60%. Sipas zyrtarëve, buxheti i shtetit i Serbisë llogaritet të humbasë rreth 103 milionë euro në muaj nga këto masa.

Beogradi ka mbajtur një kufizim çmimesh për naftën dhe benzinën që nga shkurti i vitit 2022, me qeverinë që përcakton çmimet çdo javë. Të enjten, Beogradi gjithashtu zgjati një ndalim për eksportet e naftës bruto dhe produkteve të karburantit deri më 2 prill.

Në Malin e Zi, qeveria vendosi të ulë përkohësisht akcizën e karburantit për të zbutur ndikimin në ekonomi të rritjes së çmimeve globale. Kështu, duke nisur nga 24 marsi, akciza e Eurodiesel do të ulet me 50%, ndërsa akciza e benzinës Eurosuper 98 dhe Eurosuper 95 do të bjerë me 2%.

Përveç kësaj, qeveria vendosi gjithashtu të ndryshojë mënyrën se si rregullon çmimet me pakicë të karburantit duke shkurtuar përkohësisht periudhën kohore për përcaktimin e çmimeve në 7 ditë nga 14 ditët aktuale, duke lejuar kështu një përshtatje më të shpejtë të çmimeve vendase me koston e naftës në tregun global.

Në Itali, javën e kaluar qeveria vendosi heqjen e përkohshme të akcizës së karburantit për 20 ditë, duke bërë që një litër të kushtojë 25 cent më pak. Gjithashtu, masa të tjera lehtësuese janë marrë edhe për sektorë të veçantë për transportin rrugor dhe peshkimin.

Në Spanjë, po javën e kaluar, qeveria uli TVSH mbi produktet hidrokarbure në 10% nga 21%, si pjesë e masave për të zbutur goditjen ekonomike nga konflikti në Lindjen e Mesme. Madridi gjithashtu planifikon të pezullojë akcizën mbi hidrokarburet, që do të çonte në një ulje të menjëhershme të çmimit të naftës dhe benzinës midis 0.30 euro dhe 0.40 euro për litër.

Të këshilluara

ide

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

Pse guri dhe molotovi u bënë të pashmangshëm

Kjo revoltë rinore ka pasur një meritë të madhe. Ajo i bëri të njohur publikut të gjërë anën më kriminale të këtij regjimi që ishte deri më tani e konservuar në skutat më të fshehta. Nëse revolucioni ekstremisht paqësor i flamingove na tregoi se kjo qeverisje nuk ishte më popullore, epilogu i tij radikal, me gurë dhe molotov po shërben për të nxjerrë në dritë të diellit se autokrati është në gjendje të përdorë çdo mjet për të qëndruar në pushte

11:37 Andi Bushati

MOTI TIRANA

9°c

KËMBIMI EURO

91.10

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI