Flash

S'gjenin punonjës, paga për drejtuesit shqiptarë të kamionit arrin deri në 2,500 euro

Lapsi.al 23 March 2026
S'gjenin punonjës, paga për drejtuesit shqiptarë të

Për shkak të mosfunksionimit të skemës për punonjës të huaj, pasi shumë prej tyre e përdorin Shqipërinë si vend tranzit për kalimin në Europë, biznese në sektorë të ndryshëm janë detyruar të përafrojnë pagat për profesione të ngjashme me nivelet e BE-së. Rreth 2 vite më parë gjetja e shoferëve për kamion, ishte një nga problematikat më të mprehta të sektorit të transportit të mallrave. Disa kompani për të mbushur hendekun e fuqisë punëtore nisën të punësonin shtetas të huaj nga Egjipti, ndërsa vendasit emigronin drejt BE-së, veçanërisht drejt Gjermanisë për paga mbi 2 mijë euro.

Me qëllimin zgjidhjen e problematikës, operatorët e transportit të mallrave me kamion janë detyruar të rrisin pagat nga 30 deri 50% për 2 vitet e fundit për shoferët e kamionëve.

Rodolf Xhillari nga kompania “Balkan Trans Albania” tha se pagat e shoferëve variojnë nga 2,000 deri 2,500 euro në muaj.

“Në 2 vitet e fundit pagat e punonjësve për sektorin e transportit, përfshirë shoferët e kamionëve dhe administratës janë rritur nga 30 deri 50%. Rritja ka qenë e domosdoshme me qëllim frenimin e emigracionit, pasi shumë punonjës po emigronin jashtë për paga më të larta. Ndërsa punësimi i të huajve nuk po funksiononte, pasi shumë prej tyre e përdornin Shqipërinë si trampolin për të emigruar në Europë”, tha ai.

Sipas të dhënave të “Economic Reseach Institute”, në Gjermani paga mesatare për shoferët e kamionit arrijnë deri në 4 mijë euro në muaj. Në Itali paga mesatare për drejtues kamioni arrin 3 mijë euro në muaj. Në Greqi paga mesatare arrin 2,100 euro në muaj. Ndërsa në Maqedoninë e Veriut pagat variojnë nga 1,300 deri 2,000 euro në muaj.

Dy vjet më parë sipas të dhënave të operatorëve paga minimale e drejtuesve të kamionëve në Shqipëri varionte nga 500 deri në 600 euro, ndërsa maksimalja nis nga 1,000-1,500 deri 2,000 euro. Rrogat për drejtuesit e kamionëve në Europë nisin nga 2,000 euro.

Rodolf Xhillari nga kompania “Balkan Trans Albania” pohoi më herët se mungesa e fuqisë punëtore po sillte që 25 deri 30% e mjeteve të qëndronin pa lëvizur, pasi mungonin drejtuesit e kamionëve. Ndërsa rritja e njëpasnjëshme e pagave ka shtuar koston për bizneset.

Vështirësitë në gjetjen e shoferëve për kamion dhe punonjës mbështetës ka qenë edhe për kompanitë e importit dhe shpërndarjes së mallrave ushqimore.

Problematika është prezentë edhe te transporti i pasagjerëve. Kryetari i Shoqatës Kombëtare të Transportit Qytetas Kostandin Foni pohoi më herët se operatorët e transportit urban hasin vështirësi për gjetjen e shoferëve të autobusëve për linjat publike në Tiranë.

Sipas tij zgjidhja e vetme e ndërmarrë ishte rritja e pagës. Paga mesatare e një shoferi autobusi ka arritur 90 mijë në muaj, ndërsa e një faturino75 mijë në muaj./Monitor.al

Të këshilluara

ide

Kriza jonë e trefishtë tashmë ka emër

Edi Rama është sot mishërimi, edhe pse jo shkaku i vetëm, i krizës së përfaqësimit politik. Askush më shumë se ai nuk punuar për të ndërtuar një parti dhe një sistem politik në shërbim të kryetarit dhe jo të qytetarit

09:49 Blendi Kajsiu

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

13°c

KËMBIMI EURO

90.64

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI