Flash

Gjoba edhe në ditët e pushimit, bizneset ankohen se ndëshkohen për deklarim të vonuar

Lapsi.al 24 March 2026
Gjoba edhe në ditët e pushimit, bizneset ankohen se ndëshkohen

Kjo fundjavë ka qenë e gjatë, me katër ditë pushim. Por, siç e kemi thënë shpesh, biznesi në shumicën e rasteve nuk e ka luksin që të rrijë kaq gjatë pa punë. Administrata, Po! Ajo ia ka lënë vendin shtetit online dhe vetë pushon e udhëron gjoba tatimore.

Gjithsesi, shumë fundjava apo ditë pushimi zyrtare nuk kanë qenë të qeta këto kohë, ndonëse pothuajse të gjitha veprimet biznesi mund t'i kryejë online.

Ndonjëherë nuk punon self-care, ndonënjëherë nuk ngarkon dot dokumentet për barrëlindjet apo raportet e punonjësve. Një herë tjetër nuk merr dot nënshkrimin elektronik, që të bllokon tërësisht aktivitetin.

Këtë fundjavë të gjatë, bizneset po ankohen se po marrin gjoba për deklarim të vonuar, ndonëse afati është shtyrë automatikisht për shkak se e premtja dhe e hena ishin pushim.

Sipas ligjit të procedurave tatimore, nëse afati i deklarimit ose pagesës së taksave bie në një ditë pushimi zyrtar (ose fundjavë), afati shtyhet automatikisht në ditën e parë pasardhëse të punës.

Kjo do të thotë se nëse afati është të shtunën apo të dielën, kalon të hënën. Nëse është festë zyrtare kalon në ditën tjetër të punës. Nuk ka penalitete nëse veprimi kryhet në atë ditë të parë pune.

Ky është një parim i përgjithshëm procedural (zbatohet edhe në ligje të tjera administrative), që garanton që tatimpaguesit të mos penalizohen për ditët kur administrata nuk funksionon.

Megjithatë, bizneset u ankuan pranë Monitor se afati i deklarimit të sigurimeve për shkurtin ishte data 20 mars, që ishte pushim. Edhe e hëna është pushim, kështu që afati shtyhet në datën 24, jo vetëm për dorëzimin, por edhe pagesën. Por subjektet raportojnë se atyre u janë shfaqur në sistem kamatëvonesat.

Mesa duket dhe vetë sistemi është “çakorduar” nga ditët e shumta të pushimit që ka pasur administrata. Përvoja ka treguar gjithsesi, që kur ka pasur raste të tilla, gjobat janë fshirë automatikisht. Por, duhet të presim që administrata të kthehet në punë!/Monitor

Të këshilluara

Këmbimi valutor, 24 mars 2026

Në tregun e këmbimit valutor shqiptar, një dollar amerikan do të blihet sot me 82.4 lekë dhe do shitet me 83.8 lekë.  Ndërkohë monedha euro do blihet me 95.6 le...

08:36

ide

Kriza jonë e trefishtë tashmë ka emër

Edi Rama është sot mishërimi, edhe pse jo shkaku i vetëm, i krizës së përfaqësimit politik. Askush më shumë se ai nuk punuar për të ndërtuar një parti dhe një sistem politik në shërbim të kryetarit dhe jo të qytetarit

09:49 Blendi Kajsiu

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

14°c

KËMBIMI EURO

90.64

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI