Supermodelja e njohur Cindy Crawford ka reaguar për herë të parë publikisht pas vdekjes së djalit të saj, Presley Gerber, në...
21:02
Klopp i tërbuar me gazetarët për lajmet mbi Real Madrid: “Mjaft shkruat marrëzira”
Lapsi.al24 March 2026
Jürgen Klopp ka humbur qetësinë. Pas ditëve të fundit në të cilat janë përhapur me ngulm zëra për një rikthim të tij të afërt në pankinë, me presidentin e Florentino Pérez që thuhet se e ka telefonuar drejtpërdrejt, trajneri gjerman ka treguar versionin e tij të së vërtetës, duke drejtuar gishtin nga shtypi dhe gazetarët që kanë shpërndarë “marrëzira” vetëm për të krijuar zhurmë mbi një temë që nuk ekziston. “Vendosni një kod për veten tuaj, qetësohuni. Janë thashetheme që qarkullojnë prej shumë kohësh. E vetmja e vërtetë është se duhet të disiplinoheni”.
Jürgen Klopp te Real Madrid, pastaj edhe te Atlético Madrid. Për mbikëqyrësin aktual teknik të universit Red Bull nuk ka qetësi, deri në atë pikë sa i ka bërë të humbasë durimin dhe buzëqeshjen. Përballë gazetarëve që e pyetën nëse ishte e vërtetë telefonata nga Pérez për ta marrë menjëherë në pankinë te Reali, ish-trajneri i Liverpool u tregua i ashpër dhe i drejtpërdrejtë: “Po, është shumë bukur që po flasim për këtë… por kur një lajm është lajm? Kur dikush merr një copë letër dhe shkruan diçka mbi të apo kur thjesht ka diçka mbi të? Si mund të kishte një situatë ku Real Madridi më telefonon për të më thënë: ‘Jürgen, e beson dot?’ me Pérez në telefon?”
Shfryrja e Klopp ndaj gazetarëve: “Shkruani marrëzira, vetëm për të më nervozuar”
Pyetje retorike ndaj të cilave Klopp shton dozën: “Nuk e di nëse është IA apo nëse ka njerëz pas saj, tani mjafton të shkruhet çfarëdo për të më nervozuar dhe unë duhet të përgënjeshtroj vazhdimisht. E vërteta është se duhet të disiplinoheni pak, të vendosni një kod dhe të mos shkruani marrëzira. Nëse Real Madrid do të kishte telefonuar, ne do ta dinim, do t’i kishim dëgjuar në një moment, por është e gjitha një marrëzi”, përfundoi ai. “Nuk na kanë telefonuar asnjëherë dhe as agjenti im, që është këtu, nuk ka marrë asgjë, dhe as ne nuk i kemi telefonuar”.
“Mendoni këtë”, vazhdoi më tej duke iu drejtuar gazetarëve, “prej sa kohësh vazhdon kjo histori? Sa do të zgjasë ende? Pastaj më keni dhënë edhe pankinën e Atlético Madrid, në të njëjtën kohë. Djema, më lini hapësirë, sepse ndoshta këto gjëra shkruhen vetëm për të krijuar zhurmë dhe këto zëra janë në qarkullim prej shumë kohësh”.
Stark von Klopp, Klartext und einige Journalisten stehen bedröppelt daneben!
„Wann ist eine Nachricht eine Nachricht?
Da müsst ihr Euch mal ein bisschen disziplinieren und nicht so einen Dreck schreiben.“https://t.co/bML4bqpNnS
Klopp dhe fjalët që ndezën spekulimet: “Si trajner nuk kam mbaruar ende”
Zërat për një rikthim të Jürgen Klopp në pankinë janë shndërruar në hamendësime dhe spekulime pas deklaratave të tij për një mundësi të tillë në të ardhmen. Trajneri, i cili u largua nga posti te Liverpool në fund të sezonit 2023-2024 duke marrë rolin e drejtuesit global të futbollit te Red Bull, kishte lënë një derë të hapur: “Mosha po rritet, por si trajner nuk kam arritur ende në fund. Por nuk kam planifikuar asgjë”. Prej këtej lindën zërat për Realin dhe zemërimi i Klopp.
Ndeshja e madhe e kampionatit në Angola është shndërruar në një betejë juridike jashtë fushës, ndërsa brenda saj vetëm një skuadër u paraqit në fushën e lojës d...
Alvaro Arbeloa po kalon një moment pozitiv në pankinën e Real Madrid: dje ka konsoliduar vendin e parë në La Liga pas fitores në derbi kundër Atletico Madrid, n...
Kombëtarja shqiptare nis sot përgatitjet zyrtare për ndeshjen kundër Polonisë, e vlefshme për fazën play-off të Botërorit 2026. Qazim Laçi, në konferencën për m...
“Nuk kam pasur shumë minuta, është e vërtetë. Por kur vjen në Kombëtare është ndjesi tjetër, si një punë tjetër që ti do të bësh. Gjithmonë kam dhënë dhe do të ...
Pep Guardiola të dielën shtoi një tjetër trofe në palmarès-in e tij, duke fituar me Manchester City finalen e Kupës së Ligës kundër Arsenal, falë edhe gabimit t...
Tragjedi në futbollin kolumbian: ka ndërruar jetë Santiago Castrillón, talent i ri i Millonarios dhe i kombëtares. Mesfushori ofensiv, i lindur në 2007, ka ndër...
Manchester City fiton Carabao Cup për herë të pestë në historinë e tij dhe i dhuron teknikut Pep Guardiola trofeun numër 40 të karrierës së tij të pafund, por v...
Fotoja e publikuar nga Georgina Rodriguez në Instagram “rrjedh” pasuri. Dhe për të qëndruar në temë, kolona zanore e zgjedhur ka një titull domethënës: “Diamond...
Polemika të reja arbitrazhi në Serie A, këtë herë të lidhura me ndeshjen e së dielës mes Fiorentina e Inter, e përfunduar në barazim 1-1. Episodi kyç vjen në pj...
Derbi i Madridit i javës së 29-të të La Liga-s shkon për Real Madrid, që mposht 3-2 Atletico Madrid dhe mbetet në -4 nga Barcelona (1-0 ndaj Rayo Vallecano, ven...
Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë
Kjo revoltë rinore ka pasur një meritë të madhe. Ajo i bëri të njohur publikut të gjërë anën më kriminale të këtij regjimi që ishte deri më tani e konservuar në skutat më të fshehta. Nëse revolucioni ekstremisht paqësor i flamingove na tregoi se kjo qeverisje nuk ishte më popullore, epilogu i tij radikal, me gurë dhe molotov po shërben për të nxjerrë në dritë të diellit se autokrati është në gjendje të përdorë çdo mjet për të qëndruar në pushte
Në një letër me tone "dashamirëse" Elisa i kërkon Ramës jo fjalime por zgjidhje politike, jo fshehje pas numrave por zgjedhje të reja, pa parë si tabu edhe rotacionin
Gazeta Daily Mail publikon sot një parashikim, të marrë nga “burime të brendshme”, lidhur me fatin që e pret Manchester City kur vendimi ndëshkues i Premier League për shkeljet e rënda financiare të kryera përgjatë nëntë sezoneve
Çështja Cristiano Ronaldo–Portugali, e shpërthyer pasi fituesi pesë herë i Topit të Artë u largua nga grumbullimi i kombëtares në shenjë proteste ndaj trajnerit Jorge Jesus, është mbyllur zyrtarisht sot.
Pak ditë përpara ceremonisë së ndarjes së Topit të Artë 2026, e cila do të zhvillohet në Londër të hënën, më 26 tetor, ChatGPT-së iu kërkua, në versionin e tij më të fuqishëm, të parashikonte emrin e fituesit.
Protagonist ishte Yehor Yarmoliuk, mesfushori i skuadrës vendase, i cili u ndëshkua me karton të kuq për sjellje të dhunshme ndaj Jeremy Jacquet në minutat shtesë të pjesës së parë.
Mauro Icardi ka festuar divorcin, Wanda Nara është rikthyer në formë me një dietë që ka dhënë rezultate të jashtëzakonshme dhe mes tyre vazhdojnë të shkëmbehen thumbime.