Flash

Vrau djalin e tij tre muajsh, dënohet me 19 vite burg shqiptari në Britaninë e Madhe

Lapsi.al 24 March 2026
Vrau djalin e tij tre muajsh, dënohet me 19 vite burg shqiptari në

Drejtësia angleze ka dënuar me burgim të përjetshëm një çift, i cili vrau djalin e tyre tre muajsh në nëntor të vitit 2024. Shqiptari, Klevi Pirjani dhe portugezja, Nivalda Santos Pirjani thanë se djalit të tyre thjesht i kishte ndaluar frymëmarrja, por skanimet në Spitalin e Fëmijëve, zbuluan se ai kishte pësuar një frakturë të kafkës dhe shumë fraktura të tjera në javët e mëparshme. Pas shtrimit në spital, foshnja ndërroi jetë pas pesë ditësh.

Pas gjyqit të tyre në tetor, Klevi Pirjani, 37 vjeç dhe Nivalda Santos Pirjani, 35 vjeç, e cila është portugeze, u shpallën fajtorë për vrasje, shkaktim ose lejim të vdekjes së një fëmije dhe shkaktim të lëndimit të rëndë trupor.

BBC shkruan se Klevi Pirjani është dënur me 19 vjet burg, ndërsa Nivalda Santos Pirjani është burgosur me 15 vjet e tre muaj. Autoritet policire thanë se ata nuk shpjeguan kurrë pse i kishin shkaktuar lëndime të tilla, foshnjës së pambrojtur.

Prokuroria theksoi se foshnja ishte plotësisht në varësi të prindërve. Ajo theksoi se ata jo vetëm që nuk e mbrojtën, por u bënë përgjegjës për vdekjen e tij.

"Miguel kishte qenë plotësisht i varur nga prindërit e tij për mirëqenien e tij, megjithatë ata ishin përgjegjës për vrasjen e tij dhe asnjëri nuk bënë asgjë për ta parandaluar atë", tha prokuroria.

Të këshilluara

Emërohet drejtori i ri i OSHEE,

Është emëruar administratori i ri i OSHEE. Në këtë detyrë është caktuar Mentor Hima, i cili zëvendëson Enea Karakaçin, pasi ky i fundit u emërua ministër i E...

20:39

ide

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

Pse guri dhe molotovi u bënë të pashmangshëm

Kjo revoltë rinore ka pasur një meritë të madhe. Ajo i bëri të njohur publikut të gjërë anën më kriminale të këtij regjimi që ishte deri më tani e konservuar në skutat më të fshehta. Nëse revolucioni ekstremisht paqësor i flamingove na tregoi se kjo qeverisje nuk ishte më popullore, epilogu i tij radikal, me gurë dhe molotov po shërben për të nxjerrë në dritë të diellit se autokrati është në gjendje të përdorë çdo mjet për të qëndruar në pushte

11:37 Andi Bushati

MOTI TIRANA

12°c

KËMBIMI EURO

91.10

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI