Flash

Berisha kërkon hetim ndërkombëtar për klubet Dinamo dhe Partizani

Lapsi.al 25 March 2026
Berisha kërkon hetim ndërkombëtar për klubet Dinamo dhe

Kreu i PD-së, Sali Berisha në një dalje për mediat deklaroi se Klubin Dinamo e ka marrë Ergys Agasi, ndërkohë që klubin Partizani e ka vëllai i kryeministrit, Olsi Rama.

Berisha kërkoi hetim ndërkombëtar urgjent. “I bëj thirrje federatës ndërkombëtare të futbollit të ndërmarrë një hetim urgjent ndërkombëtar për çmontimin e këtyre strukturave sipermafioze që kanë pushtuar dy klubet prestigjioze me histori të pamohueshme në futbollin shqiptar dhe që përdoren në funksion të interesave strikt mafioze të familjes Rama.”, tha Berisha.

REAGIMI

Çështja tjetër që dua të sjell këtu është çështja e klubit Dinamo.

Klubi Dinamo, pasi i morën 75 mijë metër katrorë tokë, ia plaçkitën, e transferuan në Durrës për Ergys Agasi City.

Klubin Dinamo e kishte më parë një Paskuçi, në mos gaboj unë, është një tregtar i vjetër kafeje.

Këtij, në mënyrat që i dinë vetë këta, e detyruan të shesë aksionet.

Po kush janë blerësit e aksioneve?

Ergys Agasi dhe Soto Jr.

Por, de facto është Ergys Agasi dhe pas saj vjen Agasi Manchester City.

Pas kësaj vjen Agasi Akademia e Futbollit.

Pra, shikoni se si kreu i Meduzës, se si kreu i organizatës kriminale, akaparoi dy klubet e mëdha sportive të vendit.

Me Olsin, klubin Partizani që lajnë paratë nga mëngjesi në darkë.

Me Gysin, klubin Dinamo. Manchester City.

I bëj thirrje federatës ndërkombëtare të futbollit të ndërmarrë një hetim urgjent ndërkombëtar për çmontimin e këtyre strukturave sipermafioze që kanë pushtuar dy klubet prestigjioze me histori të pamohueshme në futbollin shqiptar dhe që përdoren në funksion të interesave strikt mafioze të familjes Rama.

Të familjes së Edi Ramës.

Këtu janë të gjitha dokumentet e këtyre transaksioneve dhe veprimeve. Në çdo hap shkelje ligjore dhe mafioze për të cilat sigurisht do paraqiten para organeve të drejtësisë, por hetimi ndërkombëtar është i domosdoshëm.

Klubi Dinamo është një pasuri e madhe, dhe klubi Partizani janë në vetvete pasuri kombëtare, shfrytëzohen nga Olsi dhe Agasi.

Rastësi është kjo që familja Rama ka shtënë në dorë të dy klubet?

Jo!

Aty lahen paratë e drogës në të dyja.

Aty janë kthetrat e mafies mbi bastet sportive dhe bastet e tjera.

Dënoj këtë veprimtari kriminale të familjes Rama dhe tentakulave të saj.

Të këshilluara

ide

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

Pse guri dhe molotovi u bënë të pashmangshëm

Kjo revoltë rinore ka pasur një meritë të madhe. Ajo i bëri të njohur publikut të gjërë anën më kriminale të këtij regjimi që ishte deri më tani e konservuar në skutat më të fshehta. Nëse revolucioni ekstremisht paqësor i flamingove na tregoi se kjo qeverisje nuk ishte më popullore, epilogu i tij radikal, me gurë dhe molotov po shërben për të nxjerrë në dritë të diellit se autokrati është në gjendje të përdorë çdo mjet për të qëndruar në pushte

11:37 Andi Bushati

MOTI TIRANA

15°c

KËMBIMI EURO

91.10

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI