Flash

Lamar Odom kujton periudhën e errët me Khloé Kardashian

Lapsi.al 25 March 2026
Lamar Odom kujton periudhën e errët me Khloé Kardashian

Ish-basketbollisti i NBA-së Lamar Odom ka reflektuar për marrëdhënien e tij me ish-bashkëshorten Khloé Kardashian dhe mbidozën që i rrezikoi jetën në vitin 2015.

Në dokumentarin e ri të Netflix, “Untold: The Death and Life of Lamar Odom” ai u shpreh se rikthimi në atë periudhë ishte “traumatik”, ndërsa tregoi se ai dhe Kardashian nuk janë rilidhur gjatë xhirimeve të dokumentarit.

Sipas tij, takimi i fundit mes tyre ka qenë në vitin 2025, gjatë një episodi të The Kardashians, i cili nuk shkoi mirë.

“Për mua nuk shkoi mirë. U ndjeva sikur isha nën sulm,” tha Odom, duke shtuar se megjithatë nuk mund të mohojë dhimbjen që i ka shkaktuar ish-partneres.

Ai pranoi se Kardashian ka qenë pranë tij në momentet më të vështira, përfshirë kohën kur ai ishte në gjendje kome pas mbidozës.

“Ajo gjithmonë përpiqej të bënte më të mirën për mua. Por ishte shumë e vështirë, sidomos gjatë rikuperimit tim,” u shpreh Lamar.

Në dokumentar, Kardashian rrëfen edhe për tradhtitë dhe varësinë e Odom, duke kujtuar momentet kur e gjente atë në motele mes drogës.

“Ai ishte një njeri i kapur nga varësia,” pranoi Odom, duke shtuar se nuk kujton shumë nga ajo periudhë për shkak të dëmtimeve në tru.

 

Të këshilluara

ide

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

Pse guri dhe molotovi u bënë të pashmangshëm

Kjo revoltë rinore ka pasur një meritë të madhe. Ajo i bëri të njohur publikut të gjërë anën më kriminale të këtij regjimi që ishte deri më tani e konservuar në skutat më të fshehta. Nëse revolucioni ekstremisht paqësor i flamingove na tregoi se kjo qeverisje nuk ishte më popullore, epilogu i tij radikal, me gurë dhe molotov po shërben për të nxjerrë në dritë të diellit se autokrati është në gjendje të përdorë çdo mjet për të qëndruar në pushte

11:37 Andi Bushati

MOTI TIRANA

12°c

KËMBIMI EURO

90.77

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI