Flash

"Mundësia" del e vetme/ Shehaj: Garojmë me kandidatët tanë në çdo bashki

Lapsi.al 25 March 2026
"Mundësia" del e vetme/ Shehaj: Garojmë me kandidatët

Partia Mundësia ka nisur përgatitjet për zgjedhjet e ardhshme vendore, me përzgjedhjen e kandidatëve për kryetarë të Bashkive dhe për këshilltarë bashkiakë.

“Mundësia” do të garojë me kandidatët e saj në të gjitha Bashkitë e Shqipërisë, teksa kryetari Agron Shehaj ka bërë thirrje që qytetarë të interesuar për t’u bashkuar me forcën politike që ai drejton, të përfshihen në këtë proces.

“Ne do të jemi prezentë në të gjitha Bashkitë e Shqipërisë me kandidatët tanë për Bashkitë dhe për këshilltarët bashkiakë. Sot kemi filluar dhe me takimet me kandidatë që duan, me qytetarë që duan të na afrohen dhe duan të bëhen pjesë e garës për Bashkitë në të gjithë Shqipërinë. Pres nga secili prej jush që të vijë, të propozohet, të na bashkohet. Kemi nevojë për mbështetjen e të gjithëve. Na duhen pothuajse 1600 kandidatë për këshillat bashkiakë”, shprehet Shehaj në videon e publikuar në rrjetet sociale.

Thirrja e Agron Shehajt u bë pas një takimi me koordinatorët e forcës politike në të gjithë vendin, të cilët kontribuuan në mbledhjen e 100 mijë firmave në mbështetje të drejtësisë dhe luftës kundër korrupsionit.

Gjatë fjalës së tij, Shehaj vlerësoi angazhimin e strukturave dhe besimin e qytetarëve në këtë iniciativë të rëndësishme. /LAPSI.al

Të këshilluara

ide

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

Pse guri dhe molotovi u bënë të pashmangshëm

Kjo revoltë rinore ka pasur një meritë të madhe. Ajo i bëri të njohur publikut të gjërë anën më kriminale të këtij regjimi që ishte deri më tani e konservuar në skutat më të fshehta. Nëse revolucioni ekstremisht paqësor i flamingove na tregoi se kjo qeverisje nuk ishte më popullore, epilogu i tij radikal, me gurë dhe molotov po shërben për të nxjerrë në dritë të diellit se autokrati është në gjendje të përdorë çdo mjet për të qëndruar në pushte

11:37 Andi Bushati

MOTI TIRANA

16°c

KËMBIMI EURO

91.10

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI