Flash

“PGE Narodowy” do të zhurmojë shqip: shiten biletat "kuqezi" për Poloni – Shqipëri

Lapsi.al 25 March 2026
“PGE Narodowy” do të zhurmojë shqip: shiten biletat
Dita e të vërtetës po mbërrin. Poloni - Shqipëri do të jenë përballë në një ndeshje ku çdo detaj mund të bëjë diferencën. Kjo është sfida që vlen një sezon, një rrugëtim të tërë. Kuqezinjtë kërkojnë hapin e madh drejt finales së playoff-it, aty ku e pret fituesi i Suedi–Ukrainë. Është nata e përgjegjësisë, e karakterit dhe e zgjedhjeve të sakta, por ku duhet edhe mbështetja e tifozëve, që me sa duket nuk do të mungojë. Federata Shqiptare e Futbollit njofton se të gjitha biletat e vëna në dispozicion për tifozët shqiptarë në stadiumin “PGE Narodowy” janë shitur, për ndeshjen Poloni – Shqipëri, e vlefshme për fazën play-off të Kupës së Botës 2026.

Lexo më tej: Hera e parë me gjithë lojtarët, pastaj sekret taktik: Kombëtarja nesër drejt Polonisë

FSHF falënderon të gjithë tifozët për interesin dhe mbështetjen e jashtëzakonshme ndaj Kombëtares në këtë përballje historike, duke i ftuar njëkohësisht të respektojnë dhe ndjekin të gjitha udhëzimet e përcaktuara nga Federata Polake. Takimi Poloni – Shqipëri do të luhet më 26 mars, në orën 20:45, në stadiumin “PGE Narodowy” të Varshavës.

Të këshilluara

ide

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

Pse guri dhe molotovi u bënë të pashmangshëm

Kjo revoltë rinore ka pasur një meritë të madhe. Ajo i bëri të njohur publikut të gjërë anën më kriminale të këtij regjimi që ishte deri më tani e konservuar në skutat më të fshehta. Nëse revolucioni ekstremisht paqësor i flamingove na tregoi se kjo qeverisje nuk ishte më popullore, epilogu i tij radikal, me gurë dhe molotov po shërben për të nxjerrë në dritë të diellit se autokrati është në gjendje të përdorë çdo mjet për të qëndruar në pushte

11:37 Andi Bushati

MOTI TIRANA

10°c

KËMBIMI EURO

91.10

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI