Flash

Shqiptari i vjedh 11 mijë euro shokut të dhomës në Kretë

Lapsi.al 25 March 2026
Shqiptari i vjedh 11 mijë euro shokut të dhomës në

Oficerët e policisë së Lasithi, në Kretë të Greqisë, kanë arrestuar një shqiptar për vjedhjen e 11,000 eurove nga shoku i tij i dhomës, një shtetas egjiptian.

Sipas informacioneve nga “Protothema”, vjedhja ndodhi në një shtëpi në Elounda, ku jetonin shqiptari dhe dy burra nga Egjipti. Të tre nuk janë vetëm shokë dhome, por edhe kolegë, pasi punojnë në të njëjtin kantier ndërtimi në zonë.

Njëri nga dy egjiptianët raportoi në polici dje, të martën, se i ishin vjedhur afërsisht 11,000 euro, të cilat i kishte fshehur në shtëpi.

Edhe shqiptari pretendoi se i ishin vjedhur paratë e tij, afërsisht 400 euro, ndërsa dyshohet se i kishte thënë policisë se bëhej fjalë për vjedhje me thyerje, pasi dera ishte hapur me forcë, duke inskenuar krimin e plaçkitjes.

Në kuadër të hetimit paraprak, oficerët e Policisë greke u informuan se shqiptari ishte kthyer vetëm në një moment të papritur, duke thënë se “kishte harruar diçka”. Pas analizimit të pamjeve filmike të kamerave, policia kuptoi se vjedhja ishte kryer nga shqiptari dhe jo nga një person i panjohur.

Vlerësohet se autori i krimit kishte parë se ku egjiptiani po i fshihte paratë, shfrytëzoi rastin dhe i rrëmbeu ato. Atij iu gjetën afërsisht 8,000 euro, të cilat iu kthyen pronarit të tyre.

Shqiptarin tha se pjesën tjetër të parave i “investoi” në lojërat e fatit.

Të këshilluara

ide

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

Pse guri dhe molotovi u bënë të pashmangshëm

Kjo revoltë rinore ka pasur një meritë të madhe. Ajo i bëri të njohur publikut të gjërë anën më kriminale të këtij regjimi që ishte deri më tani e konservuar në skutat më të fshehta. Nëse revolucioni ekstremisht paqësor i flamingove na tregoi se kjo qeverisje nuk ishte më popullore, epilogu i tij radikal, me gurë dhe molotov po shërben për të nxjerrë në dritë të diellit se autokrati është në gjendje të përdorë çdo mjet për të qëndruar në pushte

11:37 Andi Bushati

MOTI TIRANA

11°c

KËMBIMI EURO

91.10

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI