Flash

Josh Duhamel për martesën me Fergie: “Isha në hijen e saj”

Lapsi.al 26 March 2026
Josh Duhamel për martesën me Fergie: “Isha në hijen e

Josh Duhamel ka reflektuar për martesën e tij 8-vjeçare me këngëtaren Fergie, duke pranuar se fama e saj e madhe ndikoi në marrëdhënien e tyre.

Në një intervistë në The Megyn Kelly Show, ai u shpreh se lidhja me një yll kaq të madh ishte një sfidë për të.

“Ishte një ndryshim i madh, sepse ajo ishte një superyll në atë kohë. Për mua ishte një përshtatje e madhe,” tha ai.

Duhamel pranoi gjithashtu se ndonjëherë ndjehej në hijen e saj, duke e lidhur këtë me egon personale.

“Ndoshta ishte më shumë egoja ime. Nuk mendoj se e shqetësonte atë aq sa mua. Por shpesh ndihesha në hijen e saj,” shtoi aktori.

Çifti u njoh në vitin 2004, u fejuan në 2007 dhe u martuan në 2009. Ata kanë një djalë së bashku, ndërsa u ndanë në vitin 2017 dhe finalizuan divorcin në 2019.

Pavarësisht ndarjes, Duhamel theksoi se sot kanë një marrëdhënie shumë të mirë.

“Ajo është një nënë e shkëlqyer. Ne kemi një marrëdhënie shumë të mirë dhe ajo shkon shumë mirë edhe me bashkëshorten time aktuale,” u shpreh ai.

Aktori është i martuar aktualisht me Audra Mari, me të cilën ka një djalë dhe pret fëmijën e dytë.

“Unë dua vetëm paqe. Nuk dua konflikte mes askujt,” përfundoi Josh.

Të këshilluara

ide

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

Pse guri dhe molotovi u bënë të pashmangshëm

Kjo revoltë rinore ka pasur një meritë të madhe. Ajo i bëri të njohur publikut të gjërë anën më kriminale të këtij regjimi që ishte deri më tani e konservuar në skutat më të fshehta. Nëse revolucioni ekstremisht paqësor i flamingove na tregoi se kjo qeverisje nuk ishte më popullore, epilogu i tij radikal, me gurë dhe molotov po shërben për të nxjerrë në dritë të diellit se autokrati është në gjendje të përdorë çdo mjet për të qëndruar në pushte

11:37 Andi Bushati

MOTI TIRANA

12°c

KËMBIMI EURO

90.77

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI