Flash

Muçi e Mehmeti, presion golash mbi teknikun Sylvinho: duhet parë nëse do të përdoren

Lapsi.al 26 March 2026
Muçi e Mehmeti, presion golash mbi teknikun Sylvinho: duhet parë

Në një sfidë vendimtare si ajo me Poloninë dilemat më të mëdha lidhen me ofensivën kuqezi. Dëmtimet e Dakut e Manajt janë vërtetë të rënda e penalizuese, por thirrjet e lojtarëve si Ernest Muçi e Anis Mehmeti garantojnë gola e intensitet të lartë. E gjithë çështja është nëse do të guxojmë t'i përdorim, në ndeshjen e jetës...

Mungesat janë gjithnjë një problem, por në rastin e Shqipërisë nuk është çështje kualiteti e golash, por mekanizmi loje. Në sfidën vendimtare kundër Polonisë, në gjysmëfinalen e playoff, Mirlind Daku e Rei Manaj konsiderohen dy goditje të rënda për teknikun Sylvinho, në ëndërrën kuqezi për prezencën e parë historike në Botërorin 2026. 10 gola sezonalë në dy kampionate të Reit dhe 9 të Dakut nxjerrin jashtë luftimi dy armët më të mira ofensive të Shqipërisë, por nuk është se mungojnë lojtarët e aftë që të na cojnë të golat.

Dilemat ofensive

Thirrja e Ernest Muçit dhe Anis Mehmetit, prej kohësh të kërkuar nga specialistë të fushës dhe tifozët, mbushin jo keq hendekun. Me Trabzonspor Muçi ka shënuar 10 gola e 4 asist në 24 paraqitje e nuk ka bërë më pak Mehmeti në Championship, ku edhe pas kalimit te Ipswich vazhdon të koleksionojë minuta e realizime, për një total prej 10 golash e 8 asist në 39 prezenca. Çështja është e gjitha nëse do të kemi guximin ti përdorim, duke qenë se Sylvinho i kishte lënë jashtë thirrjeve aq gjatë sa tani të dy nuk ndihen më si në shtëpi, pavarësisht se do të duan të tregojnë sa gabim ka bërë braziliani në këto kohë.

Sylvinho i prirur për "sigurinë"

Tendenca për të luajtur me sigurinë, në mënyrë që të mos gabohet me lojtarë që nuk kanë perfeksionuar mekanizmat e lojës si të tjerët, që duhet thënë nuk kanë as minutat e as ritmin e Muçit e Mehmetit, mund të ndikojë jo pak në zgjedhjet e Sylvinhos. Duhet guxim për të marrë atë që guxuam të ëndërrojmë, e për ti dhënë Uzunit suportin e duhur për të mos ndjerë mungesën e askujt, as atij Brojës që aq gjatë e pritëm, por që vjen në ndeshjen e të vërtetës pa minuta e me rrezikun për ta bërë të japë një tjetër performancë nën ton, që më shumë se i jep dorën e minutave, i heq mbështetjen e moralit, aq të nevojshme për shkodranin, në beteja personale me një kalvar të tërë dëmtimesh.

Të këshilluara

ide

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

Pse guri dhe molotovi u bënë të pashmangshëm

Kjo revoltë rinore ka pasur një meritë të madhe. Ajo i bëri të njohur publikut të gjërë anën më kriminale të këtij regjimi që ishte deri më tani e konservuar në skutat më të fshehta. Nëse revolucioni ekstremisht paqësor i flamingove na tregoi se kjo qeverisje nuk ishte më popullore, epilogu i tij radikal, me gurë dhe molotov po shërben për të nxjerrë në dritë të diellit se autokrati është në gjendje të përdorë çdo mjet për të qëndruar në pushte

11:37 Andi Bushati

MOTI TIRANA

10°c

KËMBIMI EURO

91.10

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI