Flash

Një pemë për çdo karrige në trotuar, detyrimi i ri për baret, restorantet dhe hotelet

Lapsi.al 26 March 2026
Një pemë për çdo karrige në trotuar, detyrimi i ri

Baret, restorantet dhe hotelet mund të shfrytëzojnë deri në 25% të gjerësisë së trotuarit për vendosjen e tavolinave dhe karrigeve për qëllimi biznesi. Por tashmë, dhënia e çdo leje të re për shfrytëzimin deri në 25% të trotuarit, do të kushtëzohet nga zbatimi i bizneseve të një detyrimi të ri: për të mbjellë një pemë për çdo karrige të vendosur. Detyrimi për mbjelljen e një pemë për çdo karrige të vendosur në trotuar do të jetë edhe për kioskat.

E paralajmëruar që në muajin shtator 2025, Këshilli i Ministrave tashmë nëpërmjet një projektvendimi ka propozuar rregullat e reja për shfrytëzimin e hapësirave publike. Projektvendimin “Për miratimin e rregullores së shfrytëzimit të hapësirës publike” përbëhet nga 13 kapituj dhe përcakton një kuadër të ri dhe të detajuar për administrimin dhe shfrytëzimin e hapësirave publike në nivel kombëtar.

Rregullorja fillimisht dispozitat e përgjithshme dhe përcakton strukturat përgjegjëse për zbatimin dhe monitorimin, si dhe rregullon në mënyrë specifike përdorimin e hapësirave nga bizneset gastronomike (bare, restorante, hotele), ekspozimin e mallrave jashtë njësive tregtare, aktivitetet ambulante dhe tregjet.

Gjithashtu, trajton rregullat e reja për dhënien e lejeve për vendosjen e kioskave dhe strukturave reklamuese (si city light dhe tabela LED), përdorimin e fasadave për reklama, organizimin e panaireve, aktiviteteve promovuese, kulturore e politike, si dhe menaxhimin e hapësirave publike në plazhe dhe rregulla të reja për zënien e trotuareve me skela gjatë punimeve të ndërtimit.

Në fund, përfshin dispozitat përfundimtare që rregullojnë zbatimin e saj në praktikë.

Për shfrytëzimin e hapësirave publike nga bizneset gastronomike (bare, restorante, hotele), specifikisht në rregullore përcaktohet se për rastet kur parashikohet vendosja e karrigeve, subjekti është i detyruar të mbjellë një pemë për çdo karrige të vendosur. “Leja konsiderohet e vlefshme vetëm pas dokumentimit zyrtar të mbjelljes së pemëve dhe përmbushjes së plotë të detyrimeve tatimore dhe financiare përkatëse”, citohet në rregullore.

Por në mënyrë kategorike rregullorja ndalon për këto biznese vendosjen e strukturave erëpritëse, vazove apo tapeteve mbi hapësirë të gjelbër. Ndërsa zgarat pjekëse me qymyr apo elektrike ndalohen të vendosen në trotuar pa aspirator.

Aplikimet për lejet e shfrytëzimit të trotuareve do të kryhen pranë pushtetit vendor nëpërmjet platformës e-Albania.

Afati i lejes së dhënë do të jetë 2 vjeçar, ndërsa për lejet provizore për raste festash afati do të jetë 30 ditë.

Rregullorja gjithashtu vendos masa të ashpra për të gjitha kategoritë e bizneseve që shkelin kushtet e përcaktuara në leje.

Si fillim bizneseve u jepet paralajmërim për korrigjimin e shkeljeve me afat nga 2 deri 5 ditë. Nëse shkeljet nuk korrigjohen subjekti gjobitet jo më pak se 35.000 lekë për metër katror, në varësi të sipërfaqes së shfrytëzuar.

Prej muajsh në mbarë vendin nga institucionet përkatëse vijon aksioni për lirimin e hapësirave publike. Në muajin shtator 2025 kryeministri Edi Rama paralajmëroi rregulla të reja për shfrytëzimin e hapësirave publike, duke paralajmëruar se për çdo karrige të zënë do të mbillet një pemë./ Monitor

Të këshilluara

Parashikimi i motit për këtë të enjte

Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike të paqëndrueshme. Sipas Shërbimit Meteorologjik Ushtarak moti parashikohet me alternime kthjellime...

07:33

ide

Kriza jonë e trefishtë tashmë ka emër

Edi Rama është sot mishërimi, edhe pse jo shkaku i vetëm, i krizës së përfaqësimit politik. Askush më shumë se ai nuk punuar për të ndërtuar një parti dhe një sistem politik në shërbim të kryetarit dhe jo të qytetarit

09:49 Blendi Kajsiu

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

18°c

KËMBIMI EURO

90.64

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI