Flash

“PD nuk përjashton askënd”/ Tabaku: Salianji duhet të jetë pjesë e garës për kryetar

Lapsi.al 26 March 2026
“PD nuk përjashton askënd”/ Tabaku: Salianji duhet të

Deputetja demokrate Jorida Tabaku ka deklaruar se Ervin Salianji duhet që të jetë pjesë e garës për Kryetar të Partisë Demokratike. Gjatë një bashkëbisedimi me të rinjtë në Shkodër, Tabaku u shpreh se Partia Demokratike në këtë pikë nuk ka luksin të humbasë asnjë figurë të saj, duke theksuar se Salianji duhet të marrë pjesë në diskutimet e brendshme të Partisë.

Tabaku deklaroi se partitë nuk duhet të trajtohen si monopol, por vota duhet të jetë elementi që vendos për ecurinë e tyre.

”E kam ndjekur në media diskutimin e zotit Salianji dhe kërkesa ime për të është që betejën ta bëjë në PD, bolla k vuajtur PD këto vite për betejë të bërë në studiot televizive. Nuk ka rëndësi ku jam unë apo Salianji nesër, por ku do të jetë PD dhe demokratët. Për mua ky debat duhet të bëhet brenda PD, kur bëhet jashtë është shqetësuese. Nuk e shoh te PS psh të ndodhë jashtë. Kemi boll forume për të folur. Gabimi që bëra në 3 vite të shkuara nuk do ta  bëj sot, nuk kam për të dhënë mendime që kam për t’i dhënë në forumet e partisë. Nuk di të ketë një vendim të Kryesisë për t’i mbyllur dyert. Lë t’i lëmë kohë institucioneve dhe debatit të brendshëm që të marrë vendimin e duhur. Për mua PD  nuk ka luksin të humbë askënd, ne duhet të shtohemi e zgjerohemi, t’ia shtrijmë dorën kujtdo. Në një parti politike vendos vota”, tha Tabaku.

Të këshilluara

ide

Kriza jonë e trefishtë tashmë ka emër

Edi Rama është sot mishërimi, edhe pse jo shkaku i vetëm, i krizës së përfaqësimit politik. Askush më shumë se ai nuk punuar për të ndërtuar një parti dhe një sistem politik në shërbim të kryetarit dhe jo të qytetarit

09:49 Blendi Kajsiu

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

90.64

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI