Flash

Sekuestrohet një sasi drøge në pikën kufitare të Goricës me destinacion Greqinë

Lapsi.al 26 March 2026
Sekuestrohet një sasi drøge në pikën kufitare të

Policia e Korçës ka dhënë informacione në lidhje me sekuestrimin e një sasie droge në pikën kufitare të Goricës me destinacion Greqinë përmes Maqedonisë së Veriut. Në kuadër të operacionit të koduar “Gorica”, u vunë në pranga dy shtetas grekë, Thomas Kathreptis, 48 vjeç dhe Antiopi Marinou, 34 vjeçe.

Sipas njoftimit zyrtar, policia kishte siguruar informacione operative se një automjet me targa greke do të transportonte lëndë narkotike drejt Maqedonia e Veriut, me destinacion final Greqi. Në këto kushte, u organizua ndjekja dhe u bë ndalimi i mjetit në dalje të pikës kufitare.

Gjatë kontrollit të detajuar, përfshirë edhe skanimin e automjetit, u zbuluan 37 pako me lëndë të dyshuar narkotike kanabis sativa, të fshehura në një hapësirë të modifikuar në pjesën e poshtme të mjetit. Sasia totale e sekuestruar arrin rreth 34 kilogramë.

Njoftimi i policisë:

Finalizohet operacioni policor i koduar “Gorica”. Operacioni i zhvilluar si rezultat i bashkëpunimit të strukturave të DVP Korçë dhe Policisë Kufitare, nën drejtimin e Prokurorisë, për goditjen e paligjshmërisë në fushën e trafikimit të lëndëve narkotike.

Sekuestrohen 37 pako me lëndë narkotike cannabis sativa, me peshë totale rreth 34 kilogramë, vihen në pranga 2 shtetas grekë. Në vijim të punës për parandalimin dhe goditjen e aktivitetit kriminal të trafikimit të lëndëve narkotike, strukturat e DVP Korçë në bashkëpunim me DVKM Korçë, nën drejtimin e Prokurorisë finalizuan operacionin e koduar “Gorica”. Si rezultat i këtij operacioni u arrestuan në flagrancë shtetasit grekë:

-Th. K., 48 vjeç dhe A. M., 34 vjeçe, banues në Greqi.

Në bazë të informacioneve të siguruara në rrugë operative, se një automjet me targa greke do të trafikonte drejt Maqedonisë së Veriut, me destinacion final Greqinë, një sasi me lëndë narkotike, janë organizuar shërbimet e Policisë të cilat bënë të mundur lokalizimin e automjetit të dyshuar dhe u vunë në ndjekje të tij.

Automjeti me drejtues 48-vjeçarin dhe pasagjere shtetasen A. M., u paraqit në dalje të Pikës së Kalimit Kufitar Goricë dhe gjatë procedurave të kontrollit kufitar mbi bazën e analizës së riskut, automjeti u kalua për kontroll në vijën e dytë. Nga dyshimet e krijuara, shërbimet e Policisë Kufitare në bashkëpunim me autoritetet doganore, kaluan këtë automjet për kontroll më të detajuar në skaner, ku si rezultat u gjetën të fshehura, në një vend të krijuar posaçërisht në pjesën e poshtme të mjetit, 37 pako me lëndë të dyshuar narkotike cannabis sativa, me peshë totale rreth 34 kilogramë.

Në vijim të veprimeve të para hetimore, nga strukturat e policisë u arrestuan në flagrancë dy shtetasit grekë të lartpërmendur për veprën penale “Trafikimi i narkotikëve”, kryer në bashkëpunim.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan rreth 34 kg me lëndë të dyshuar narkotike cannabis sativa, automjeti, dy aparate celulare dhe një shumë eurosh.

Vijojnë veprimet hetimore për identifikimin e personave të tjerë, të dyshuar si të implikuar në këtë veprimtari kriminale. Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Korçës, për veprime të mëtejshme.

Të këshilluara

Parashikimi i motit për këtë të enjte

Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike të paqëndrueshme. Sipas Shërbimit Meteorologjik Ushtarak moti parashikohet me alternime kthjellime...

07:33

ide

Kriza jonë e trefishtë tashmë ka emër

Edi Rama është sot mishërimi, edhe pse jo shkaku i vetëm, i krizës së përfaqësimit politik. Askush më shumë se ai nuk punuar për të ndërtuar një parti dhe një sistem politik në shërbim të kryetarit dhe jo të qytetarit

09:49 Blendi Kajsiu

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

90.64

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI