Flash

Shaquille O'Neal mohon mesazhet virale ndaj Sabrina Carpenter

Lapsi.al 26 March 2026
Shaquille O'Neal mohon mesazhet virale ndaj Sabrina Carpenter

Shaquille O'Neal ka vendosur të sqarojë një thashethem viral që pretendonte se ai i kishte dërguar mesazhe të papërshtatshme këngëtares Sabrina Carpenter.

Në episodin e së shtunës të podcast-it The Big Podcast with Shaq, ish-ylli eiNBA-së shpjegoi se mesazhet e supozuara mes tij dhe Carpenter janë të rreme.

Teksa bisedonte me të ftuarit, reperin Jim Jones dhe Bailey Jackson, O’Neal tha se do t’i lexonte mesazhet me zë të lartë dhe u kërkoi atyre të gjykonin:

“Dua të më thoni nëse jam unë apo jo.”

Më pas, ai lexoi një mesazh të rremë, ku thuhej se ai dëshironte të ruante “gazrat” e këngëtares në një shishe parfumi dhe t’i përdorte çdo ditë — një koment që bëri që të ftuarit të reagonin të habitur.

Mesazhi i sajuar vazhdonte me një përgjigje nga një version i rremë i Carpenter, e cila i thoshte se ai ishte shumë i famshëm për të dërguar mesazhe të tilla.

“Kjo u bë virale,” tha O’Neal, ndërsa Jackson sqaroi se pamjet që qarkullonin kishin foton e tij të manipuluar për t’u dukur sikur ishte ai që i kishte dërguar mesazhet.

Kohët e fundit, ai ka qenë shpesh subjekt i thashethemeve në internet lidhur me jetën e tij personale. Ai ka mohuar gjithashtu pretendimet se është në një lidhje me modelen 21-vjeçare të OnlyFans, Sophie Rain, si dhe ka sqaruar një fotografi që kishte bërë me bashkëshorten e një miku në dhjetor.

“Gjëja ime e preferuar është të them gjithmonë: ‘imazhi është realitet’,” tha ai për PEOPLE në dhjetor, pasi thashethemet nisën të qarkullonin në rrjetet sociale.

Ai shtoi se asgjë nuk do ta ndalojë të bëjë foto me miq apo fansa, por kur krijohen histori të rreme dhe publikohen online, ato janë thjesht “clickbait”.

 

Të këshilluara

ide

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

Pse guri dhe molotovi u bënë të pashmangshëm

Kjo revoltë rinore ka pasur një meritë të madhe. Ajo i bëri të njohur publikut të gjërë anën më kriminale të këtij regjimi që ishte deri më tani e konservuar në skutat më të fshehta. Nëse revolucioni ekstremisht paqësor i flamingove na tregoi se kjo qeverisje nuk ishte më popullore, epilogu i tij radikal, me gurë dhe molotov po shërben për të nxjerrë në dritë të diellit se autokrati është në gjendje të përdorë çdo mjet për të qëndruar në pushte

11:37 Andi Bushati

MOTI TIRANA

12°c

KËMBIMI EURO

90.77

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI