Flash

“Arrestoje, por mos e qëllo në kokë” Prindërit e protestuesve denoncojnë dhunën policore

Prindërit e studentëve të ndaluar gjatë protestave në Tiranë denoncojnë dhunën policore dhe arrestimet që i konsiderojnë të padrejta. Mes ankthit për fatin e fëmijëve dhe zhgënjimit nga institucionet, ata rrëfejnë vështirësitë ekonomike, mungesën e perspektivës dhe frikën se të rinjtë që dolën në rrugë për të kërkuar një të ardhme më të mirë në Shqipëri, do të përfundojnë duke u larguar prej saj.

12:47

Berisha: Rama po akuzon vendet partnere për të mbuluar lidhjet e tij me drogën

Lapsi.al 27 March 2026
Berisha: Rama po akuzon vendet partnere për të mbuluar lidhjet e tij

Kreu i PD Sali Berisha ka folur për çështjen e trafikut të drogës në vendin tonë. Në një deklaratë për mediat, Berisha theksoi se reagimet e fundit të Ramës përbëjnë përpjekje për të zhvendosur vëmendjen nga problematikat e brendshme, duke akuzuar vendet aleate.

Kryedemokrati theksoi se situata e narkotikëve në Shqipëri mbetet shqetësuese dhe lidhet me mënyrën se si janë menaxhuar institucionet dhe lufta kundër krimit të organizuar. Berisha u shpreh se deklaratat e kryeministrit nuk reflektojnë realitetin, por synojnë të mbulojnë lidhjet e mundshme të pushtetit me aktivitetet kriminale.

'Është e vërtetë që kartelet shqiptare të drogës, dhe jo vetëm shqiptare, përdorin edhe porte të tjera të vendeve evropiane për shkarkimin e ngarkesave të mëdha të kokainës. Por është e vërtetë se nuk ka asnjë vend tjetër si Shqipëria, në të cilin portet të jenë që të gjitha në dispozicion të karteleve të drogës. Përfshi edhe portet e peshkimit. Pra, Edi Rama u përpoq të lajë duart si padrino i narkoshtetit duke akuzuar vendet partnere, drejt të cilave eksporton drogë dhe krim 24 orë në 24 orë, por këto janë përpjekje të kota se e vërteta është se edhe ato operacione antidrogë të kryera në Shqipëri janë ndërmarrë të gjitha pa përjashtim nga Europoli, Eurojust, DEA dhe agjencitë e zbatimit të ligjeve të vendeve partnere, Antimafia italiane, prokuroria gjermane. Në mënyrë absolute asnjë operacion i rëndësishëm nuk ka qenë iniciativë e policisë apo organeve shqiptare. Përkundrazi kanë qenë dekonspirime shumë të mëdha.

Mos harroni ju rastin Xibraka kur u instalua uzina e miellit të bardhë më e madhja në Ballkan, dhe Olsi Rama sipas dëshmive të depozituara në prokurori, është njeriu që përcolli jashtë shtetit Genti Xhixhën, bosin e grupit të Xibrakës. Pra, në çdo fjalë, në çdo qëndrim, në çdo përpjekje të Edi Ramës, ai vetëm sa vetëdemaskohet më shumë. Është vetë droga Edi Rama. Është vetë kartelet e drogës. Nuk ka kryeministër tjetër në Evropë që të t’u ketë dhënë trafikantëve miliona e miliona metër katror troje publike. Shqipëria është sot lavatriçja më gjigante e kontinentit e parave të drogës. Treguesi i ndërtimit në Shqipëri është tre herë më i lartë se në BE. Ndaj dhe dënoj me forcën më të madhe këto qëndrime të papërgjegjshme, përpjekje të turpshme të Edi Ramës për të akuzuar vendet partnere në mënyrë që të mbulojë krimet e tij, lidhjet e tij monstruoze me drogën dhe shndërrimin e Shqipërisë në eksportues kryesor të krimeve, drogës dhe trafiqeve në kontinent,' tha Berisha.

Të këshilluara

ide

Kriza jonë e trefishtë tashmë ka emër

Edi Rama është sot mishërimi, edhe pse jo shkaku i vetëm, i krizës së përfaqësimit politik. Askush më shumë se ai nuk punuar për të ndërtuar një parti dhe një sistem politik në shërbim të kryetarit dhe jo të qytetarit

09:49 Blendi Kajsiu

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

21°c

KËMBIMI EURO

90.64

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI