Flash

Italia festoi për Bosnjen, tërbohen tifozët:"Dikush ti thotë që kanë 4 yje mbi gjoks"

Lapsi.al 27 March 2026
Italia festoi për Bosnjen, tërbohen tifozët:"Dikush ti
Italia mundi 2-0 Irlandën e Veriut dhe do të përballet të martën më 31 mars me Bosnjen e Edin Dzekos. Një kundërshtar që ndoshta “të kaltërit” shpresonin ta përballnin, duke gjykuar nga festa e treguar në një video që u bë menjëherë virale dhe u transmetua drejtpërdrejt nga Rai pas ndeshjes në Bergamo. Pamjet treguan disa lojtarë të Italisë si Dimarco, Vicario, Meret dhe Pio Esposito që në ambientet e brendshme të Gewiss Stadium qëndronin të ngjitur pas televizorit për të ndjekur penalltitë mes Uellsit dhe Bosnjës, pikërisht për të mësuar menjëherë kundërshtarin me të cilin Kombëtarja e Gattusos do të luajë për Botërorin. Pas penalltisë së fundit të realizuar nga Bosnja, ishte menjëherë Dimarco që festoi së bashku me lojtarë dhe pjesëtarë të tjerë të stafit. Videoja është tashmë virale edhe jashtë vendit dhe në Bosnje flasin për mungesë respekti. Për shumëkënd, ndjesia është që Italia donte pikërisht Bosnjën si kundërshtar, duke e konsideruar, me sa duket, më pak të fortë. Por dihet – dhe precedentët janë dy – në këto raste nuk duhen bërë llogari.

Lexo më tej: Penalltitë surreale në Çeki-Irlandë: një sirenë u përdor në mënyrë të dyshimtë

Ndërkohë gjatë transmetimit në Rai dhe në momentin kur u shfaqën këto pamje, Adani humbi durimin duke “qortuar” regjinë: “Kishit thënë të mos i tregonit”.

Momenti në transmetimin e drejtpërdrejtë në Rai

Pas ndeshjes, në lidhje mes fushës dhe studios ishin Alessandro Antinelli, Andrea Stramaccioni dhe më pas dy zërat e komentimit të Rai për Italinë: Alberto Rimedio dhe Lele Adani. Antinelli nis pamjet dhe shpjegon: “Dimarco dhe Pio Esposito i panë të gjitha” – para ndërhyrjes së Stramaccionit që komenton momentin e festës së Dimarcos – “Dhe ka skena…”. Në atë moment ndërhyn Rimedio që e ndërpret menjëherë opinionistin: “Mos e themi, mos e themi, heshtje” – i ndjekur nga ndërhyrja e Adanit që “qorton” regjinë e Rai – “Djem, kishit thënë të mos i tregonit, pastaj i fokusoni kur festojnë, duhet të festojmë të martën”. Në fakt ndërhyrja e Adanit është mëse e drejtë dhe Antinelli përpiqet ta rregullojë situatën: “Lele kemi bërë 20 minuta televizion imagjinativ” – dhe kështu Adani e mbyll me një batutë – “Nuk ishte një moment i keq ky, duhet thënë që kanë qenë të zotë”.

Reagimi i ashpër

Reagimi nga bota për atë që ndodhi ka qenë mjaft i diskutueshëm. Shumë kanë kritikuar qëndrimin disi mendjemadh dhe sipërfaqësor të Italisë që me ato pamje lë të kuptohet qartë se preferon Bosnjën ndaj Uellsit. Tifozët italianë të parët nuk e kanë kapërcyer atë imazh, duke thënë se "dikush t'i thotë atyre lojtarëve që festuan për Bosnjen se mbajnë 4 yje në gjoks". Një video që po prodhon efekt bumerang, duke motivuar edhe më shumë Bosnjën – pasi është shpërndarë nga shumë faqe që merren me futbollin boshnjak – e gatshme të tregojë se është në lartësinë e duhur. Pra, nëse me Suedinë ishte një autogol që eliminoi italianët, ky mund të konsiderohet si një tjetër autogol para kohe, përpara 90 minutave – ose më shumë – që i ndajnë nga Botërori pas dy mungesave radhazi.

Të këshilluara

ide

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

Pse guri dhe molotovi u bënë të pashmangshëm

Kjo revoltë rinore ka pasur një meritë të madhe. Ajo i bëri të njohur publikut të gjërë anën më kriminale të këtij regjimi që ishte deri më tani e konservuar në skutat më të fshehta. Nëse revolucioni ekstremisht paqësor i flamingove na tregoi se kjo qeverisje nuk ishte më popullore, epilogu i tij radikal, me gurë dhe molotov po shërben për të nxjerrë në dritë të diellit se autokrati është në gjendje të përdorë çdo mjet për të qëndruar në pushte

11:37 Andi Bushati

MOTI TIRANA

10°c

KËMBIMI EURO

91.10

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI