Flash

Tiger Woods përplaset me makinë në Florida: arrestohet, ishte në gjendje të dehur

Lapsi.al 28 March 2026
Tiger Woods përplaset me makinë në Florida:  arrestohet, ishte

Tiger Woods ndodhet në burg pasi është arrestuar me akuzën e drejtimit të mjetit në gjendje të dehur në Florida. Këtë e ka bërë të ditur sherifi i qarkut Martin, sipas raportimit të CNN. Kampioni i golfit po drejtonte një Land Rover dhe ka goditur një pick-up që tërhiqte një rimorkio të vogël. Përplasja ka shkaktuar përmbysjen e mjetit të Woods. Kur policia mbërriti në vendngjarje, sipas sherifit, Woods shfaqte shenja alterimi. Hetimet zbuluan se sportisti dukej se kishte drejtuar në mënyrë të parregullt në momentet para aksidentit.

Sherifi shtoi se Woods “ka kryer testin e alkoolit në gjak, që rezultoi zero absolute, por kur i kërkuam analizën e urinës, ai refuzoi, dhe për këtë arsye u akuzua për drejtim mjeti në gjendje të dehur”. Tiger nuk ka pësuar lëndime në aksident dhe është dërguar në burg, ku sipas ligjit do të mbahet për të paktën tetë orë.

Woods

Kjo është hera e tretë që Woods përfshihet në një aksident automobilistik; e fundit para kësaj ishte në shkurt 2021, kur SUV-i i tij doli nga rruga në një rrugë bregdetare në Los Angeles me shpejtësi të lartë, duke i shkaktuar dëmtime të shumta në këmbë dhe kyçe. Woods po rikthehej gradualisht në golf pas operacionit të shtatë në shpinë të kryer shtatorin e kaluar. Ende nuk kishte vendosur nëse do të merrte pjesë në Masters, i planifikuar nga 9 deri më 12 prill.

Të këshilluara

ide

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

Pse guri dhe molotovi u bënë të pashmangshëm

Kjo revoltë rinore ka pasur një meritë të madhe. Ajo i bëri të njohur publikut të gjërë anën më kriminale të këtij regjimi që ishte deri më tani e konservuar në skutat më të fshehta. Nëse revolucioni ekstremisht paqësor i flamingove na tregoi se kjo qeverisje nuk ishte më popullore, epilogu i tij radikal, me gurë dhe molotov po shërben për të nxjerrë në dritë të diellit se autokrati është në gjendje të përdorë çdo mjet për të qëndruar në pushte

11:37 Andi Bushati

MOTI TIRANA

12°c

KËMBIMI EURO

91.10

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI