Flash

Pse guri dhe molotovi u bënë të pashmangshëm

Kjo revoltë rinore ka pasur një meritë të madhe. Ajo i bëri të njohur publikut të gjërë anën më kriminale të këtij regjimi që ishte deri më tani e konservuar në skutat më të fshehta. Nëse revolucioni ekstremisht paqësor i flamingove na tregoi se kjo qeverisje nuk ishte më popullore, epilogu i tij radikal, me gurë dhe molotov po shërben për të nxjerrë në dritë të diellit se autokrati është në gjendje të përdorë çdo mjet për të qëndruar në pushte

11:37 Andi Bushati

Berisha: Rama po mashtron shqiptarët për çmimin e naftës

Lapsi.al 29 March 2026
Berisha: Rama po mashtron shqiptarët për çmimin e naftës

Kryetari i PD-së, Sali Berisha, nëpërmjet një videomesazhi, akuzoi kryeministrin Edi Rama për mashtrime lidhur me çmimet e naftës dhe rolin e bordit, duke theksuar se rritja e fundit tregon ndikim të drejtpërdrejtë.

"Mashtrimet në monologun e së dielës të Edi Ramës janë bërë si përrallat e Nastradinit. Sot, ai kishte përzgjedhur të fliste për naftën dhe për të mashtruar qytetarët se, bordi nuk ka asnjë lidhje me çmimet, ndërkohë që bordi i tij dje njoftoi rritjen e çmimit, nga 203 lekë që kishte njoftuar më parë në 215 lekë, pas një letre publike që i bënë përfaqësuesit e kompanive të naftës, duke dëshmuar se ai bord është në mbrojtje të kompanive dhe jo të qytetarëve. Sërish, theksoj se, themeli i çmimit statosferik të naftës në Shqipëri qendron taksën qeveritare të Edi Ramës mbi naftën 1.1 euro. Ndaj dhe ulja e saj duhet të jetë kërkesë e mbarë qytetarëve shqiptarë" - tha Berisha.

Ai kërkoi uljen e taksës mbi karburantet, ndërsa kritikoi edhe deklaratat për investimet e huaja, duke theksuar mungesë investitorësh të rinj.

"Edi Rama në monologun e tij foli për investimet e huaja, për një konferencë me mijëra pjesëmarrës, në të cilat në të vërtetë janë dhe mungestarët e mëdhenj në Shqipëri.

Unë dua t’i informoj shqiptarët se, gjatë këtyre 12 viteve, të vetmet investime të mëdha në Shqipëri kanë qenë investimet e kontraktuara, që të gjitha nga PD. Kanë qenë Kaskada e Devollit, me të cilën Edi Rama u tall dhe e përqeshi disa herë përpara. Ka qenë gazsjellësi trans Adriatik, i cili sot është më i çmuar se kurrë për mbarë Europën dhe siç dihet në kontraktimin e tij, Shqipëria luajti një rol përcaktues.

Ka qenë Shell, i cili investoi miliarda në Shqipëri, por për fat të keq nuk gjeti, nuk ka asnjë investitor të madh, në mënyrë absolute, asnjë investitor serioz që të ketë ardhur dhe vendosur investimet e tyre në Shqipëri gjatë këtyre viteve, por përkundrazi kanë ikur investitorët gjigantë, që vetëm në Gjirin e Laëzit planifikonin të investonin 1.5 miliardë euro investime dhe shumë investitorë të tjerë.

Rrugë që shemben, që të gjitha u ndërtuan nga klientela e Edi Ramës, sepse me e-Albania ai përjashton të huajt nga pjesëmarrja në tendera, për arsye se, koha që u përgjigjet e-Albania atyre është 38 ditë, ndërkohë që tenderat kanë përfunduar brenda 34 ditëve. Pra, kemi të bëjmë me një cikël mashtrimesh. Së fundmi, Edi Rama deklaroi se do të fillojë dialogun.

I damkosur, i diskredituar para shqiptarëve me dosjet Balluku dhe AKSHI-n që provojnë se Lubi Balluku dhe Edi Rama janë hajdutët më kryesorë të fondeve publike të miliarda eurove që provuan se AKSHI është kompani e Lindave të tij, e Ergys Agasit, tani i diskredituar para shqiptarëve, por jo më para komunitetit ndërkombëtar, do fillojë fushatën e mashtrimeve dhe gënjeshtrave me mediat e tij të kontrolluara dhe me anëtarësinë militante të PS.

Në këtë rast, u bëj thirrje qytetarëve t’i gjuajnë me vezë dhe domate përfaqësuesit e organizatës kriminale të përfaqësuar nga Edi Rama, të cilët së fundmi vendosën të përdornin mandatet e krimit për të mbrojtur vjedhjet e Lubi Ballukut dhe Edi Ramës. Mos iu jipni asnjë vlerësim tjetër, përveçse vezë dhe domate në drejtim tyre kudo që t’i shihni në rrugë, sheshe, në sallat e Shqipërisë" - tha Berisha. /LAPSI.al

Të këshilluara

Mbytet anija në brigjet greke, 22 të vdekur

22 emigrantë që shpresonin të arrinin në Evropë vdiqën në brigjet e Greqisë, sipas rojes bregdetare greke. 26 të tjerë mbijetuan dhe u shpëtuan nga një anije e ...

17:15

ide

Pse guri dhe molotovi u bënë të pashmangshëm

Kjo revoltë rinore ka pasur një meritë të madhe. Ajo i bëri të njohur publikut të gjërë anën më kriminale të këtij regjimi që ishte deri më tani e konservuar në skutat më të fshehta. Nëse revolucioni ekstremisht paqësor i flamingove na tregoi se kjo qeverisje nuk ishte më popullore, epilogu i tij radikal, me gurë dhe molotov po shërben për të nxjerrë në dritë të diellit se autokrati është në gjendje të përdorë çdo mjet për të qëndruar në pushte

11:37 Andi Bushati

Dhunë? Po, të lutem! Por, kundër kujt?

Dëmi që i është bërë Shqipërisë përgjatë qeverisjes së regjimit të Ramës, është radikalisht i pakrahasueshëm me dëmin minimal të shkaktuar përgjatë këtyre ditëve."

20:08 Agon Hamza

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

91.10

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI