Flash

I dehur në timon tentoi të korruptonte Rrugorët, arrestohet 38-vjeçari

Lapsi.al 30 March 2026
I dehur në timon tentoi të korruptonte Rrugorët, arrestohet

Të paktën 11 drejtues të automjeteve janë arrestuar dhe proceduar penalisht, pasi akuzohen se kanë tentuar të korruptojnë efektivët e policisë rrugore Durrës këto ditë, me qëllim shmangien e gjobave.

I fundit u arrestua një 38-vjeçari që iu ofroi para punonjësve të policisë që e konstatuan duke drejtuar automjetin, në gjendje të dehur.

“Gjatë patrullimit me objektiv parandalimin e aksidenteve dhe ndëshkimin e shkelësve të rregullave të qarkullimit rrugor, shërbimet e Policisë Rrugore të Durrësit i bënë shenjë ndalimi, në aksin rrugor “Golem-Plepa”, automjetit me drejtues shtetasin L. K., 38 vjeç. Nga kryerja e testit të alkoolit, drejtuesi i automjetit rezultoi në gjendje të dehur”, tha policia vendore.

Gjatë veprimeve të punonjësve të Policisë, drejtuesi i automjetit iu ka ofruar atyre 5 000 lekë, me qëllim shmangien e procedurave ligjore.

Në përfundim të veprimeve 38-vjeçari banues në Tiranë, u arrestua në flagrancë për veprat penale “korrupsioni aktiv i personave që ushtrojnë funksione publike” dhe “drejtimi i automjeteve në mënyrë të parregullt”. Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Durrësit, për veprime të mëtejshme.

Të këshilluara

Këmbimi valutor, 30 mars 2026

Në tregun e këmbimit valutor shqiptar, një dollar amerikan do të blihet sot me 82.8 lekë dhe do shitet me 83.8 lekë. Ndërkohë euro do blihet me 95.7 lekë dhe do...

08:15

Parashikimi: Java nis me mot të kthjellët

Gjatë ditës së sotme, Shqipëria do të ndikohet nga kushte atmosferike përgjithësisht të qëndrueshme. Moti parashikohet me kthjellime të alternuara me vranësira ...

07:47

ide

Kriza jonë e trefishtë tashmë ka emër

Edi Rama është sot mishërimi, edhe pse jo shkaku i vetëm, i krizës së përfaqësimit politik. Askush më shumë se ai nuk punuar për të ndërtuar një parti dhe një sistem politik në shërbim të kryetarit dhe jo të qytetarit

09:49 Blendi Kajsiu

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

90.74

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI