Flash

Lubonja: Proda nuk u hoq për Vilën, skandaloz inkriminimi i policisë

Lapsi.al 30 March 2026
Lubonja: Proda nuk u hoq për Vilën, skandaloz inkriminimi i

Shkrimtari dhe publicisti i njohur Fatos Lubonja i ftuar në emisionin “Studio 24”, duke komentuar zgjedhjen e kreut të ri të policisë së Shtetit, e cilësoi si skandaloze inkriminimin e policisë.

Lubonja tha se largimi i ish-drejtorit të policisë Ilir Proda nuk ndodhi për shkak të ngjarjes me Vilën 31 gjatë protestës së opozitës, por për shkak të lidhjes së tij me Ergys Agasin.

"Duket sikur Rama është një i pafajshëm sikur e kontrollojnë krimi dhe këta. Më duket sikur nuk është këtu. Pyetja që mund të ngrihet, pse u hoq Proda? Nuk besoj se u hoq për ngjarjen e Vilës. U hoq se del i lidhur me Agasin.

Unë mendoj se këtu nuk është çështja është përfolur apo jo. Policia është e inkriminuar në mënyrë skandaloze. E palogjikshme të mendosh se befas që Rama dhe të tijët, tani paskan vendosur të bëjnë demokraci.

E zgjodhën mes gjithë policëve? Ka qenë një komision. Ka burrë nëne që të besojë se ky komisioni vendos mbi disa kritere morale?! Këtu është i gjithë sistemi problem. Pushteti është në krizë gjithnjë e më shumë" - tha Lubonja. /BW

Të këshilluara

ide

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

Pse guri dhe molotovi u bënë të pashmangshëm

Kjo revoltë rinore ka pasur një meritë të madhe. Ajo i bëri të njohur publikut të gjërë anën më kriminale të këtij regjimi që ishte deri më tani e konservuar në skutat më të fshehta. Nëse revolucioni ekstremisht paqësor i flamingove na tregoi se kjo qeverisje nuk ishte më popullore, epilogu i tij radikal, me gurë dhe molotov po shërben për të nxjerrë në dritë të diellit se autokrati është në gjendje të përdorë çdo mjet për të qëndruar në pushte

11:37 Andi Bushati

MOTI TIRANA

10°c

KËMBIMI EURO

91.10

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI