Flash

Ndërpriten xhirimet e Tomb Raider pas dëmtimit të Sophie Turner

Lapsi.al 30 March 2026
Ndërpriten xhirimet e Tomb Raider pas dëmtimit të Sophie Turner

Sophie Turner ka pësuar një “dëmtim të lehtë” gjatë xhirimeve të serialit të ri “Tomb Raider”, duke detyruar ndërprerjen e përkohshme të produksionit nga Amazon MGM Studios.

Sipas një deklarate zyrtare, xhirimet janë pezulluar përkohësisht ndërsa aktorja rikuperohet. “Presim të rifillojmë produksionin sa më shpejt të jetë e mundur,” tha një zëdhënës i studios.

Burime pranë produksionit bëjnë me dije se Turner pritet të rikthehet në sheshxhirim brenda dy javësh, ndërsa stafi do të vijojë punën me përgatitjet gjatë kësaj kohe.

Raportohet se aktorja kishte një problem të mëparshëm me shpinën, i cili është përkeqësuar për shkak të orareve intensive dhe skenave fizike kërkuese që nga fillimi i xhirimeve në janar. “Ajo është përkushtuar maksimalisht ndaj rolit, por intensiteti fizik i personazhit të Lara Croft e ka shtyrë trupin e saj përtej limiteve,” tha një burim.

Vetë Turner kishte treguar më herët se kishte zbuluar problemin kronik me shpinën gjatë përgatitjeve intensive për rolin. Ajo kishte ndjekur një regjim stërvitor prej tetë orësh në ditë, pesë ditë në javë, për disa muaj rresht.

Seriali i ri i “Tomb Raider”, i bazuar në videolojën e famshme, ndjek aventurat e arkeologes së njohur Lara Croft. Ky personazh është interpretuar më parë nga Angelina Jolie dhe Alicia Vikander në adaptimet filmike të viteve të kaluara.

Turner, e njohur për rolin e saj në serialin Game of Thrones, është parë së fundmi në xhirime në Mbretërinë e Bashkuar duke realizuar skena aksioni në rolin e ikonës së aventurës.

Të këshilluara

Britney Spears thyen heshtjen pas arrestimit

Britney Spears ka reaguar publikisht për herë të parë, tre javë pasi u arrestua nën dyshimet për drejtim mjeti në gjendje të dehur (DUI). Përmes një postimi ...

20:39

ide

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

Pse guri dhe molotovi u bënë të pashmangshëm

Kjo revoltë rinore ka pasur një meritë të madhe. Ajo i bëri të njohur publikut të gjërë anën më kriminale të këtij regjimi që ishte deri më tani e konservuar në skutat më të fshehta. Nëse revolucioni ekstremisht paqësor i flamingove na tregoi se kjo qeverisje nuk ishte më popullore, epilogu i tij radikal, me gurë dhe molotov po shërben për të nxjerrë në dritë të diellit se autokrati është në gjendje të përdorë çdo mjet për të qëndruar në pushte

11:37 Andi Bushati

MOTI TIRANA

12°c

KËMBIMI EURO

90.77

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI