Flash

Parlamenti izraelit miraton ligjin kontrovers: Dënim me vdekje për palestinezët

Lapsi.al 30 March 2026
Parlamenti izraelit miraton ligjin kontrovers: Dënim me vdekje për

Parlamenti i Izraelit miratoi të hënën një ligj të diskutueshëm që do ta bëjë normë dënimin me vdekje për palestinezët e dënuar nga gjykatat ushtarake për sulme vrasëse, duke përmbushur një premtim të aleatëve të ekstremit të djathtë të kryeministrit Benjamin Netanyahu.

Ligji bënte të detyrueshëm “dënimin me vdekje për terroristët”, por në praktikë do të zbatohej vetëm për palestinezët e dënuar për sulme anti-Izrael. Projektligji u miratua me 62 vota pro dhe 48 kundër.

Netanyahu ishte midis atyre që votuan pro, siç ishte, sigurisht, edhe ministri i tij, Itamar Ben-Gvir, i cili u përpoq të hapte një shampanjë.

Sipas këtij projektligji, “kushdo që me dashje ose nga pakujdesia shkakton vdekjen e një qytetari izraelit për arsye racizmi ose armiqësie ndaj një komuniteti, dhe me qëllim dëmtimin e Shtetit të Izraelit dhe rilindjes së popullit hebre në tokën e tij, do të përballet me dënimin me vdekje.”

Para votimit, projektligji ishte kritikuar ashpër nga ministrat e jashtëm të Gjermanisë, Francës, Italisë dhe Britanisë, të cilët theksuan se ai çon në diskriminim de facto kundër palestinezëve dhe minon angazhimet e Izraelit ndaj parimeve demokratike.

Një OJQ izraelite për të drejtat e njeriut njoftoi menjëherë se do ta apelonte në Gjykatën Supreme të Izraelit, duke sfiduar vlefshmërinë e ligjit, disa minuta pasi ai u miratua nga Knesset.

Ligji është "kushtetues, de facto diskriminues dhe, për palestinezët në Bregun Perëndimor, u miratua pa bazë ligjore", tha në një deklaratë Shoqata për të Drejtat Civile në Izrael (ACRI).

Në Izrael, dënimi me vdekje për krimin e vrasjes u hoq në vitin 1954. I vetmi person i ekzekutuar ndonjëherë në vend pas një gjyqi civil ishte Adolf Eichmann, arkitekti i Holokaustit, në vitin 1962. Gjykatat ushtarake ruajnë mundësinë për të vendosur dënimin me vdekje ndaj të pandehurve, por nuk e kanë bërë këtë deri më tani. ©LAPSI.al

Të këshilluara

ide

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

Pse guri dhe molotovi u bënë të pashmangshëm

Kjo revoltë rinore ka pasur një meritë të madhe. Ajo i bëri të njohur publikut të gjërë anën më kriminale të këtij regjimi që ishte deri më tani e konservuar në skutat më të fshehta. Nëse revolucioni ekstremisht paqësor i flamingove na tregoi se kjo qeverisje nuk ishte më popullore, epilogu i tij radikal, me gurë dhe molotov po shërben për të nxjerrë në dritë të diellit se autokrati është në gjendje të përdorë çdo mjet për të qëndruar në pushte

11:37 Andi Bushati

MOTI TIRANA

10°c

KËMBIMI EURO

91.10

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI