Flash

Shiste kokainë në parkun e fëmijëve, arrestohet shqiptari në Itali

Lapsi.al 30 March 2026
Shiste kokainë në parkun e fëmijëve, arrestohet shqiptari

Karabinierët italiane të rajonit të Bastia Umbra (Umbria) arrestuan një 33-vjeçar shqiptar të kapur duke shitur kokainë në parkun publik të qytetit ku luajnë fëmijët.

Tregtari, tashmë i njohur për forcat e rendit, u ndalua nga oficerët pasi u pa duke shitur një dozë droge një burri 47-vjeçar, para syve të shumë familjarëve me fëmijë.

Një kontroll i mëvonshëm gjeti 16 doza kokaine me peshë afërsisht 10 gramë, si dhe 3,565 euro në para të gatshme, që besohet të jenë të ardhurat nga trafikimi i drogës. Blerësi, një burrë vendas 47-vjeçar, u raportua në Prefekturën e Perugias si përdorues droge.

33-vjeçari shqiptar u arrestua në flagrancë dhe u mbajt në qelitë e paraburgimit të Karabinierëve të Assisit.

Gjykatësi i Gjykatës së Perugias, pasi e vlerësoi arrestimin, urdhëroi që atij t’i ndalohej të qëndronte në Umbria.

Të këshilluara

Qeveria heq skemën e naftës për fermerët

Qeveria ka miratuar vendimin për Skemën Kombëtare 2026, ku ka rritur financimin për mbarështimin e bagëtive dhe ka lehtësuar kushtet. Ministria e Bujqësisë k...

17:00

ide

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

Pse guri dhe molotovi u bënë të pashmangshëm

Kjo revoltë rinore ka pasur një meritë të madhe. Ajo i bëri të njohur publikut të gjërë anën më kriminale të këtij regjimi që ishte deri më tani e konservuar në skutat më të fshehta. Nëse revolucioni ekstremisht paqësor i flamingove na tregoi se kjo qeverisje nuk ishte më popullore, epilogu i tij radikal, me gurë dhe molotov po shërben për të nxjerrë në dritë të diellit se autokrati është në gjendje të përdorë çdo mjet për të qëndruar në pushte

11:37 Andi Bushati

MOTI TIRANA

10°c

KËMBIMI EURO

91.10

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI