Flash

Vendimi/ T’i puthësh dorën dikujt pa miratim përbën sulm seksual në Spanjë

Lapsi.al 30 March 2026
Vendimi/ T’i puthësh dorën dikujt pa miratim përbën

Të puthësh dorën dikujt pa pëlqimin e tij do të konsiderohet “sulm seksual” dhe jo “ngacmim të thjeshtë” në Spanjë. Vendimi u mor nga Gjykata Supreme e këtij vendi.

Vendimi i gjykatës më të lartë të Spanjës mbështeti dënimin e një burri për “sulm seksual” pasi ai preku “në mënyrë të papërshtatshme” një grua në një stacion autobusi pa pëlqimin e saj.

Mbrojtja kërkoi që çështja të rishqyrtohej për të ndryshuar akuzën në "ngacmim në rrugë", por gjyqtarët konsideruan se çdo kontakt fizik në kontekstin e sjelljes seksuale të padëshiruar e tejkalon këtë kategori dhe se autori i krimit duhet të paguajë gjobën prej 1,620 eurosh që ishte vendosur në gjykatën e shkallës së parë.

Për gjykatësit, nuk ishte një "gjest i thjeshtë që konsistonte në kapjen e dorës së saj pasi paditësi veproi me qëllimin e shkeljes së integritetit të saj seksual. Ai i mori dorën dhe e puthi, duke i propozuar me veprimet e tij ta shoqëronte dhe t'i ofronte para, dhe këtë dy herë".

"Prandaj, një sulm seksual u krye në kuptimin që akti përshkruan një kontakt me natyrë seksuale dhe qasje që viktima nuk kishte detyrim ta mbështeste, me një përmbajtje të qartë seksuale dhe një sulm ndaj viktimës duke e reduktuar atë në një objekt", - thuhet në vendim.

Gjykata konsideron se kapja e dorës së një gruaje dhe puthja e saj pa pëlqimin e saj, në një kontekst ku autori i krimit shpreh një qëllim seksual përbën një imponim të vullnetit të autorit të krimit mbi lirinë seksuale të viktimës.

Spanja, e cila është në ballë të luftës kundër dhunës me bazë gjinore, miratoi një ligj pionier në Evropë kundër dhunës ndaj grave në vitin 2004. ©LAPSI.al

Të këshilluara

ide

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

Pse guri dhe molotovi u bënë të pashmangshëm

Kjo revoltë rinore ka pasur një meritë të madhe. Ajo i bëri të njohur publikut të gjërë anën më kriminale të këtij regjimi që ishte deri më tani e konservuar në skutat më të fshehta. Nëse revolucioni ekstremisht paqësor i flamingove na tregoi se kjo qeverisje nuk ishte më popullore, epilogu i tij radikal, me gurë dhe molotov po shërben për të nxjerrë në dritë të diellit se autokrati është në gjendje të përdorë çdo mjet për të qëndruar në pushte

11:37 Andi Bushati

MOTI TIRANA

10°c

KËMBIMI EURO

91.10

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI