Flash

PD kërkon interpelancë me ministren e Shëndetësisë

Lapsi.al 31 March 2026
PD kërkon interpelancë me ministren e Shëndetësisë

Partia Demokratike ka denoncuar publikisht atë që e cilëson si skandalin më të fundit me koncesionin e sterilizimit, i cili sipas saj, megjithëse ka kaluar nën administrimin e shtetit, vijon të krijojë probleme për qytetarët.

Në një konferencë për mediat nga Kryesia e Kuvendit, deputeti i PD-së, Bardh Spahia, deklaroi se qytetarët po hasin vështirësi për të kryer analizat laboratorike, duke e cilësuar situatën shqetësuese. Për këtë arsye, opozita ka kërkuar zhvillimin e një interpelance në Parlament me ministren e Shëndetësisë, Evis Sala.

“Partia Demokratike kërkon një interpelancë në Parlament për çështjen e sterilizimit. Vetë ministrja e ka pranuar publikisht se qytetarët nuk kanë mundësi të kryejnë analizat”, u shpreh Spahia.

Ai akuzoi gjithashtu qeverinë se, edhe në këtë rast, po synon përfitime përmes këtij koncesioni tashmë shtetëror, duke i bërë thirrje Struktura e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK) të nisë hetimet. “Pse SPAK nuk heton koncesionin e sterilizimit? Ministria e pranoi vetë situatën. Kërkojmë hetimin e këtij rasti”, deklaroi deputeti demokrat nga selia e Kuvendit.

Të këshilluara

ide

Kriza jonë e trefishtë tashmë ka emër

Edi Rama është sot mishërimi, edhe pse jo shkaku i vetëm, i krizës së përfaqësimit politik. Askush më shumë se ai nuk punuar për të ndërtuar një parti dhe një sistem politik në shërbim të kryetarit dhe jo të qytetarit

09:49 Blendi Kajsiu

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

16°c

KËMBIMI EURO

90.74

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI