Flash

A janë martuar? Zendaya refuzon të sqarojë raportin me Tom Holland

Lapsi.al 1 April 2026
A janë martuar? Zendaya refuzon të sqarojë raportin me Tom

Zendaya ka vendosur të mos japë përgjigje të qarta mbi thashethemet për martesën me partnerin e saj, Tom Holland.

Gjatë një interviste në podcastin Modern Love të The New York Times, aktorja pranoi se publiku ka një interes të madh për jetën e saj private, duke qenë se ajo dhe Holland janë rritur në sy të publikut dhe kanë luajtur bashkë në filma ku bien në dashuri.

“A e kuptoj interesin? Po. Por unë jam një person shumë privat,” u shpreh ajo.

Zendaya theksoi se nuk po përpiqet të fshehë lidhjen e saj, por thjesht dëshiron ta ruajë atë larg vëmendjes së tepërt mediatike. “Nuk po mundohemi të fshihemi nga bota, por të ruajmë disa gjëra vetëm për veten dhe të mbajmë lumturinë tonë,” shtoi ajo.

Spekulimet për martesë nisën në muajin shkurt, kur aktorja u pa me një unazë të thjeshtë në vend të unazës së fejesës. Situata u bë edhe më e paqartë pasi stilisti i saj, Law Roach, deklaroi se çifti ishte martuar në fshehtësi.

Megjithatë, vetë Zendaya ka zgjedhur të mos “sqarojë konfuzionin”, duke respektuar kufijtë e saj personalë. Kujtojmë se Zendaya dhe Tom Holland konfirmuan lidhjen e tyre në vitin 2021 dhe prej atëherë janë një nga çiftet më të komentuar në Hollywood.

Të këshilluara

Shtyhet gjyqi ndaj aktorit Russell Brand

Gjyqi në Londër ndaj aktorit dhe komedianit britanik Russell Brand, i akuzuar për përdhunim dhe sulmeseksuale, është shtyrë nga mesi i qershorit për në muajin t...

18:20

ide

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

Pse guri dhe molotovi u bënë të pashmangshëm

Kjo revoltë rinore ka pasur një meritë të madhe. Ajo i bëri të njohur publikut të gjërë anën më kriminale të këtij regjimi që ishte deri më tani e konservuar në skutat më të fshehta. Nëse revolucioni ekstremisht paqësor i flamingove na tregoi se kjo qeverisje nuk ishte më popullore, epilogu i tij radikal, me gurë dhe molotov po shërben për të nxjerrë në dritë të diellit se autokrati është në gjendje të përdorë çdo mjet për të qëndruar në pushte

11:37 Andi Bushati

MOTI TIRANA

12°c

KËMBIMI EURO

90.77

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI