Flash

ARMO-n e çoi për skrap, Rama: Do të ngremë kompaninë shtetërore në naftës me Emiratet

Lapsi.al 1 April 2026
ARMO-n e çoi për skrap, Rama: Do të ngremë kompaninë

Kryeministri Edi Rama mbajti sot një takim (1 prill) me anëtarë të strukturave dhe mbështetës të PS-së në Njësinë nr. 4 në Tiranë, ku foli për tematika të ndryshme nga aktualiteti politik dhe ekonomiko-social.

Ai preku edhe krizën e karburanteve, ku shpjegoi se lufta në Iran ka rritur çmimet në mënyrë të shpejtë dhe të lartë që nuk vareshin nga qeveria, por shtoi se tani është ngritur edhe kompania shtetërore bashkë me Emiratet e Bashkuara Arabe për markimin e të gjithë karburantit dhe gjurmimin e tij, me qëllim që të mos kontrabandohet më.

“Ne sot kemi problem naftën që është goditur në çmin nga kriza, por edhe një problem përtej nesh. Ajo që po ndodh në Ngushticën e Hormuzit e ka ngritur çmimin shumë gjithandej, më thanë edhe sia miq në Gjermani, tmerr. Ne do hyjmë në tregun e naftës me faktor shtetëror, m kompani publike, në atë kohë s’kishte lidhje me luftën, por pse tani? Sepse konsumatorët tanë nuk do paguajnë më shumë dhe rezervat, edhe kjo është koncidencë sepse ligji i ri për rezervën, është bërë më përpara. Kemi pasur edhe një naftë që dikur markohej, ngjyrosej me element kimik, që markohej, por ajo ishte një bojë që sajohej e prodhohej kollaj dhe ndikonte te kontrabanda. Tani kemi krijuar një kompani, që e ka edhe shteti në Emiratet e bashkuara Arabe, punë një apo dy muajsh sepse është në fazën finale, do nxjerrim një bojë dhe ngjyrues e pamanipulueshme”, tha kryeministri.

Kreu i mazhorancës tha se një pjesë e naftës është jashtë radarëve të shtetit dhe kontrabandohet duke shkaktuar dëm ekonomik, kurse distributorët fitojnë më shumë se çfarë duhet. Sipas tij, ky ligj dhe kompani e re do të rregullojë jo vetëm tregun, por edhe çmimin që të mos jetë abuziv.

“Ka një sasi nafte që është jashtë radarëve të shtetit. Por ka edhe një tjetër naftë që është ajo tranzit, që kalon territoret e tjera, por edhe brenda ku ka naftë ilegale. Shteti shqiptar ka shumicën e aksioneve, pjesën tjetër e kanë Emirateve. Dikur ndiqej nafta me makina, sot e ndjekim me anë të markimit. Kompania do arrijë qëllimin që të jetë furnizues në treg, të përcaktojë rregullat e lojës që të mos jetë çmim arbitrar, por i bazuar te bursa, e i jep distributorëve të fitojnë, por jo të stërfitojnë”, vijoi ai.

Kurse për procesin e integrimit, Rama u shpreh se Shqipëria e meritoi hapjen e shpejtë të negociatave nëpërmjet hapjes së të gjithë grupkapitujve me një kohë rekord, ndryshe nga vendet e tjera.

“Në krahasim me të gjitha vendet që kanë procesin e hapjes së negociatave për integrimin ne kemi rekordin e kohës së hapjes së të gjithë grupkapitujve. Është edhe lëvizja e BE-së për të na dhënë notën. Detyra jonë është të qeverisim dhe t’ju informojmë”, tha ai.

Të këshilluara

Rama: Fitoret nuk na i fal kush

Në Asamblenë e Partisë Socialiste në njësinë numër 4 të Tiranës, kryeministri Edi Rama foli për fitoren e zgjedhjeve parlamentare të vitit të kaluar. Ai u shpre...

18:58

ide

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

Pse guri dhe molotovi u bënë të pashmangshëm

Kjo revoltë rinore ka pasur një meritë të madhe. Ajo i bëri të njohur publikut të gjërë anën më kriminale të këtij regjimi që ishte deri më tani e konservuar në skutat më të fshehta. Nëse revolucioni ekstremisht paqësor i flamingove na tregoi se kjo qeverisje nuk ishte më popullore, epilogu i tij radikal, me gurë dhe molotov po shërben për të nxjerrë në dritë të diellit se autokrati është në gjendje të përdorë çdo mjet për të qëndruar në pushte

11:37 Andi Bushati

MOTI TIRANA

15°c

KËMBIMI EURO

91.10

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI