Flash

“Nuk është klon!”– Ish partnerja hedh poshtë zërat për Jim Carrey

Lapsi.al 1 April 2026
“Nuk është klon!”– Ish partnerja hedh poshtë

Aktorja dhe moderatorja e njohur Jenny McCarthy ka dalë në mbrojtje të ish-partnerit të saj, Jim Carrey, pas spekulimeve të shumta në rrjet për pamjen e tij të fundit.

Një muaj pasi aktori shkaktoi reagime të forta me paraqitjen e tij “të panjohshme” në ceremoninë César Awards, McCarthy hodhi poshtë teoritë konspirative që pretendonin se ai ishte “zëvendësuar” apo madje “klonuar”.

E pyetur gjatë iHeartRadio Music Awards 2026, ajo u shpreh e bindur: “Ishte padyshim Jim Carrey.”

Megjithatë, McCarthy theksoi se vëmendja nuk duhet të jetë tek pamja e tij, por tek gjendja emocionale: “Ai dukej shumë i lumtur në atë event. Kjo ishte gjëja e parë që vura re.”

Edhe bashkëshorti i saj, Donnie Wahlberg, reagoi duke kritikuar fokusin e publikut: “Jemi kaq të fiksuar pas pamjes, sa nuk vëmë re sa i lumtur dukej.”

Kujtojmë se McCarthy dhe Carrey kanë qenë në një lidhje nga viti 2005 deri në 2010.

Spekulimet nisën në fillim të marsit, kur aktori u shfaq ndryshe nga zakonisht në “César Awards”, duke nxitur komente të shumta në rrjetet sociale, ku disa përdorues hodhën teori ekstreme për “klonim” apo ndryshime drastike.

Megjithatë, përfaqësuesit e aktorit i kanë hedhur poshtë këto pretendime, duke konfirmuar se ishte vetë Jim Carrey që mori pjesë në event dhe u nderua me një çmim special. Edhe organizatorët e ceremonisë e cilësuan praninë e tij si një moment historik, duke theksuar se aktori kishte përgatitur për muaj të tërë edhe fjalimin e tij.

Të këshilluara

Shtyhet gjyqi ndaj aktorit Russell Brand

Gjyqi në Londër ndaj aktorit dhe komedianit britanik Russell Brand, i akuzuar për përdhunim dhe sulmeseksuale, është shtyrë nga mesi i qershorit për në muajin t...

18:20

ide

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

Pse guri dhe molotovi u bënë të pashmangshëm

Kjo revoltë rinore ka pasur një meritë të madhe. Ajo i bëri të njohur publikut të gjërë anën më kriminale të këtij regjimi që ishte deri më tani e konservuar në skutat më të fshehta. Nëse revolucioni ekstremisht paqësor i flamingove na tregoi se kjo qeverisje nuk ishte më popullore, epilogu i tij radikal, me gurë dhe molotov po shërben për të nxjerrë në dritë të diellit se autokrati është në gjendje të përdorë çdo mjet për të qëndruar në pushte

11:37 Andi Bushati

MOTI TIRANA

12°c

KËMBIMI EURO

90.77

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI