Flash

Presidenti iranian i dërgon letër popullit amerikan: Nuk e filluam ne luftën

Lapsi.al 1 April 2026
Presidenti iranian i dërgon letër popullit amerikan: Nuk e filluam ne

Presidenti iranian Masoud Pesekian publikoi sot një letër të hapur drejtuar popullit amerikan, në të cilën thekson se "kërcënimi iranian" ishte një shpikje e Izraelit dhe se SHBA-të u përfshinë në këtë luftë për t'i shërbyer interesave të Tel Avivit.

“Nuk ka filluar Irani kurrë një luftë. Por i ka zmbrapsur me vendosmëri dhe guxim ata që e sulmuan", - tha Pezheskian, duke theksuar se "iranianët nuk ushqejnë armiqësi ndaj kombeve të tjera, përfshirë popujt e Amerikës, Evropës apo vendeve fqinje".

Ai deklaron se paraqitja e Iranit si një “kërcënim” nuk është në përputhje as me realitetin historik dhe as me zhvillimet aktuale, duke argumentuar se është një përpjekje “për të prodhuar një armik me qëllim justifikimin e presionit, ruajtjen e dominimit ushtarak, mbështetjen e industrisë së armëve dhe kontrollin e tregjeve strategjike”. Në këtë dritë, “nëse një kërcënim nuk ekziston, ai është i shpikur”, shton ai.

Duke shpjeguar se Irani është në një pozicion mbrojtës kundër sulmeve që merr, ai thekson se lufta po shkakton destabilizim në rajonin e gjerë të Lindjes së Mesme.

“A nuk është e vërtetë që Amerika ishte e përfshirë në këtë sulm si agjente e Izraelit, se ishte e ndikuar dhe e manipuluar nga ky regjim? A nuk është e vërtetë që Izraeli, duke sajuar kërcënimin iranian, kërkon të largojë vëmendjen ndërkombëtare nga krimet e tij kundër palestinezëve?”, - pyet ai, duke shtuar: “A është vërtet “Amerika e Para” ndër prioritetet e qeverisë amerikane sot?”

“Sot, bota ndodhet në një udhëkryq. Rruga e konfrontimit është më e kushtueshme dhe e kotë se kurrë. Zgjedhja midis konfrontimit dhe bashkëpunimit është reale dhe me pasoja. Rezultati i saj do të formësojë të ardhmen për brezat që do të vijnë. Gjatë mijëvjeçarëve të historisë së tij krenare, Irani i ka mbijetuar shumë agresorëve. E tëra çfarë ka mbetur prej tyre janë emra të njollosur në histori, ndërsa Irani ka duruar - i qëndrueshëm, dinjitoz dhe krenar”, tha Pezheskian në letrën e tij. ©LAPSI.al

Të këshilluara

ide

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

Pse guri dhe molotovi u bënë të pashmangshëm

Kjo revoltë rinore ka pasur një meritë të madhe. Ajo i bëri të njohur publikut të gjërë anën më kriminale të këtij regjimi që ishte deri më tani e konservuar në skutat më të fshehta. Nëse revolucioni ekstremisht paqësor i flamingove na tregoi se kjo qeverisje nuk ishte më popullore, epilogu i tij radikal, me gurë dhe molotov po shërben për të nxjerrë në dritë të diellit se autokrati është në gjendje të përdorë çdo mjet për të qëndruar në pushte

11:37 Andi Bushati

MOTI TIRANA

16°c

KËMBIMI EURO

91.10

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI