Flash

Aktorja Hailee Steinfeld bëhet nënë për herë të parë

Lapsi.al 2 April 2026
Aktorja Hailee Steinfeld bëhet nënë për herë të

Hailee Steinfeld është bërë nënë për herë të parë. Aktorja dhe këngëtarja ka mirëpritur një vajzë së bashku me bashkëshortin e saj, Josh Allen.

Lajmin e bukur ajo e ndau përmes një postimi në platformën Substack, të titulluar “Special delivery…”.

“Vajza jonë ka ardhur në jetë! Ndihemi jashtëzakonisht mirënjohës dhe të bekuar dhe po shijojmë këto momente të para. Faleminderit shumë për dashurinë dhe urimet,” shkroi ajo, duke e mbyllur mesazhin me “Me dashuri, Hailee dhe Josh”.

Çifti kishte njoftuar në dhjetor të vitit 2025 se po prisnin fëmijën e parë, përmes një videoje në rrjetet sociale, ku aktorja zbuloi barkun e rrumbullakosur ndërsa Allen i dhuronte një puthje.

Dyshimet për shtatzëninë nisën një muaj më herët, kur Steinfeld u shfaq me një fustan që mbulonte barkun gjatë një eventi publik.

Aktorja e nominuar për Oscar e tregoi më pas hapur shtatzëninë gjatë paraqitjes së saj në Golden Globe Awards 2026, ku u shfaq me një fustan rozë elegant dhe e cilësoi mbrëmjen si një dalje me “shoqëruesin e saj më të ri”.

Hailee Steinfeld dhe Josh Allen janë në një lidhje që nga viti 2023. Ata u fejuan në vitin 2024 dhe u martuan në maj të vitit 2025 në Montecito, Kaliforni.

Në një intervistë të mëparshme, Steinfeld ishte shprehur se dëshironte të krijonte familje me Allen, duke e quajtur atë “personin e saj” dhe duke theksuar se ndihej e plotësuar në krah të tij.

Të këshilluara

ide

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

Pse guri dhe molotovi u bënë të pashmangshëm

Kjo revoltë rinore ka pasur një meritë të madhe. Ajo i bëri të njohur publikut të gjërë anën më kriminale të këtij regjimi që ishte deri më tani e konservuar në skutat më të fshehta. Nëse revolucioni ekstremisht paqësor i flamingove na tregoi se kjo qeverisje nuk ishte më popullore, epilogu i tij radikal, me gurë dhe molotov po shërben për të nxjerrë në dritë të diellit se autokrati është në gjendje të përdorë çdo mjet për të qëndruar në pushte

11:37 Andi Bushati

MOTI TIRANA

12°c

KËMBIMI EURO

90.77

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI