Flash

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

E rëndë në Himarë/ Djali merr peng në banesë prindërit e tij

Lapsi.al 2 April 2026
E rëndë në Himarë/ Djali merr peng në banesë
Policia e Himarës ka ndërhyrë për të parandaluar një ngjarje të rëndë familjare, ku një 35-vjeçar kishte mbajtur peng prindërit e tij në banesë, nën kërcënimin e një mjeti prerës. Ngjarja ka ndodhur në Himarë, ku shtetasi Spiro Dhimaleksi, në gjendje të rënduar psikologjike, kishte izoluar në një dhomë prindërit e tij, përkatësisht 60 dhe 65 vjeç, duke i kërcënuar me thikë se do t’i vriste. Menjëherë pas marrjes së njoftimit, në vendngjarje kanë mbërritur forcat e policisë, të cilat kanë nisur negociatat me 35-vjeçarin. Pas më shumë se një ore negociatash intensive, një efektiv i policisë, banor i zonës, ka arritur të komunikojë drejtpërdrejt me autorin, duke ndikuar në uljen e tensionit. Në momentin e ndërhyrjes, 35-vjeçari ka tentuar të dëmtojë veten me mjetin prerës, duke shkaktuar plagë në zonën e barkut. Punonjësit e policisë kanë ndërhyrë menjëherë, duke e neutralizuar dhe duke i hequr mjetin prerës, çka bëri të mundur shpëtimin e dy prindërve pa lëndime. Më pas, 35-vjeçari është shoqëruar fillimisht në Komisariatin e Policisë Himarë dhe më tej në Vlorë, ku ka marrë ndihmën mjekësore në spitalin rajonal, si dhe është referuar për trajtim në shërbimet psikiatrike. Ndërkohë, prindërit e tij janë marrë në pyetje nga autoritetet për të sqaruar rrethanat e plota të ngjarjes. Policia njofton se falë ndërhyrjes profesionale dhe negociatave të kujdesshme, u bë e mundur shmangia e një tragjedie të mundshme.

Të këshilluara

ide

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

Pse guri dhe molotovi u bënë të pashmangshëm

Kjo revoltë rinore ka pasur një meritë të madhe. Ajo i bëri të njohur publikut të gjërë anën më kriminale të këtij regjimi që ishte deri më tani e konservuar në skutat më të fshehta. Nëse revolucioni ekstremisht paqësor i flamingove na tregoi se kjo qeverisje nuk ishte më popullore, epilogu i tij radikal, me gurë dhe molotov po shërben për të nxjerrë në dritë të diellit se autokrati është në gjendje të përdorë çdo mjet për të qëndruar në pushte

11:37 Andi Bushati

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

91.10

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI