Flash

Refuzohet kërkesa e Kim K: marrëveshja me Ray J drejt publikimit

Lapsi.al 2 April 2026
Refuzohet kërkesa e Kim K: marrëveshja me Ray J drejt publikimit

Kim Kardashian dhe Kris Jenner kanë humbur betejën ligjore për të mbajtur private disa pjesë të marrëveshjes së vitit 2023 lidhur me kasetën seksuale me Ray J, sipas dokumenteve gjyqësore të paraqitura në Los Anxhelos.

Dyshja kërkoi muajin e kaluar që detajet e marrëveshjes të mos bëheshin publike, duke argumentuar se publikimi i tyre do t’i shkaktonte “dëm të konsiderueshëm” privatësisë së tyre.

Megjithatë, këtë javë, gjyqtari Steven A. Ellis vendosi se Kardashian dhe Jenner “nuk paraqitën asnjë provë të pranueshme” që publikimi i marrëveshjes do t’i dëmtonte ato.

Ai shtoi se argumentet e tyre ishin “tepër të paqarta, spekulative dhe të pambështetura” për të justifikuar mbajtjen sekret të dokumenteve.

Gjykata theksoi gjithashtu se çështja nuk lidhet me faktin që Kardashian ka kryer akte seksuale, pasi kaseta në fjalë “është bërë tashmë publike prej kohësh”.

Në fund, kërkesa e Kardashian dhe Jenner u rrëzua pothuajse plotësisht, me përjashtim të disa të dhënave sensitive si numrat e llogarive bankare.

Përplasja e fundit ligjore mes palëve nisi në tetor, kur Kardashian dhe Jenner paditën Ray J për shpifje, pasi ai pretendoi se po bashkëpunonte me autoritetet për një çështje të mundshme kundër tyre.

Në nëntor, Ray J reagoi duke i paditur ato, duke i akuzuar se kishin shkelur marrëveshjen duke diskutuar kasetën seksuale në emisionin e tyre televiziv.

Sipas raportimeve, marrëveshja e vitit 2023 ishte nënshkruar nga të katër palët (Kardashian, Jenner, Ray J dhe nëna e tij) dhe synonte të mbyllte të gjitha mosmarrëveshjet e kaluara dhe të ardhshme lidhur me këtë çështje. Thuhet se Ray J ka përfituar rreth 6 milionë dollarë nga kjo marrëveshje.

 

Të këshilluara

ide

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

Pse guri dhe molotovi u bënë të pashmangshëm

Kjo revoltë rinore ka pasur një meritë të madhe. Ajo i bëri të njohur publikut të gjërë anën më kriminale të këtij regjimi që ishte deri më tani e konservuar në skutat më të fshehta. Nëse revolucioni ekstremisht paqësor i flamingove na tregoi se kjo qeverisje nuk ishte më popullore, epilogu i tij radikal, me gurë dhe molotov po shërben për të nxjerrë në dritë të diellit se autokrati është në gjendje të përdorë çdo mjet për të qëndruar në pushte

11:37 Andi Bushati

MOTI TIRANA

12°c

KËMBIMI EURO

90.77

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI