Flash

Analiza në DW/ Ekonomia botërore e marrë peng

Lapsi.al 3 April 2026
Analiza në DW/ Ekonomia botërore e marrë peng

Përfaqësues nga rreth 40 vende morën pjesë në një takim virtual për rihapjen e Ngushticës së Hormuzit. Kryeministri britanik Keir Starmer kishte ftuar për këtë takim për të diskutuar për masa diplomatike dhe politike për të rikthyer lirinë e lundrimit në këtë rajon.

Takimi ishte ndoshta dhe reagim ndaj deklaratave të presidentit amerikan Donald Trump ndaj partnerëve: "Duhet të mësoni të mbroheni vetë”.

Në takim morën pjesë ndër të tjerë përfaqësues nga Franca, Gjermania, Kanadaja, India dhe Emiratet e Bashkuara Arabe. SHBA nuk ishte e përfaqësuar.

Ministrja e Brendshme britanike Yvette Cooper theksoi në fillim të videokonferencës rëndësinë e Ngushticës së Hormuzit për tregtinë botërore.

"Në 24 orët e fundit, vetëm 25 anije kanë arritur të kalojnë, ndërkohë që normalisht kalojnë rreth 150 në ditë.” Aktualisht, rreth 2.000 anije po presin për të kaluar. Sipas saj, Irani ka bllokuar një rrugë ndërkombëtare detare, duke marrë peng ekonominë botërore.

Shqetësim për ekonominë botërore

Ashtu si në shumë vende të tjera, edhe në Britaninë e Madhe po rritet frika se bllokada e Ngushticës së Hormuzit mund të shkaktojë dëme të mëdha në ekonomi. Rreth një e pesta e naftës dhe e gazit të lëngshëm që tregtohen në botë kalojnë zakonisht përmes kësaj rruge.

Një nga çështjet e diskutuara ishte nëse për arsye sigurie cisternat e naftës duhet të shoqërohen nga anijet ushtarake.

Macroni kundër përdorimit të forcës

Presidenti francez Emmanuel Macron e cilësoi përdorimin e forcës si jorealist. Sipas tij rihapja e ngushticës mund të arrihet vetëm përmes koordinimit me Iranin dhe negociatave pas një armëpushimi të mundshëm.

Ndërkohë Italia propozoi krijimin e një "korridori humanitar” për plehra kimike dhe mallra të tjera me rëndësi jetike, për të parandaluar një krizë ushqimesh, veçanërisht në vendet afrikane, siç deklaroi ministri i Jashtëm Antonio Tajani. /DW

Të këshilluara

Plagosen 2 të rinj me thikë në Shkodër

Rreth orës 19:50, dy persona, Enis Preza 19 vjeç dhe një 17-vjeçar me iniciale E. Sh. janë paraqitur në Spitalin Rajonal të Shkodër për ndihmë mjekësore, pasi j...

20:32

63-vjeçarin e rrahin për vdekje në Vlorë

Një ngjarje e rëndë është regjistruar në lagjen “Pavarësia”, në afërsi të rrugës “Çipaj” në Vlorë. Pas një konflikti mes disa personave, 63-vjeçari Ismail Al...

17:49

ide

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

Pse guri dhe molotovi u bënë të pashmangshëm

Kjo revoltë rinore ka pasur një meritë të madhe. Ajo i bëri të njohur publikut të gjërë anën më kriminale të këtij regjimi që ishte deri më tani e konservuar në skutat më të fshehta. Nëse revolucioni ekstremisht paqësor i flamingove na tregoi se kjo qeverisje nuk ishte më popullore, epilogu i tij radikal, me gurë dhe molotov po shërben për të nxjerrë në dritë të diellit se autokrati është në gjendje të përdorë çdo mjet për të qëndruar në pushte

11:37 Andi Bushati

MOTI TIRANA

9°c

KËMBIMI EURO

91.10

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI