Flash

Bllokimi i Ngushticës së Hormuzit rriti çmimet/ DW: Ekonomia botërore e marrë peng

Lapsi.al 3 April 2026
Bllokimi i Ngushticës së Hormuzit rriti çmimet/ DW: Ekonomia

Prej bllokimit nga Irani të trafikut detar në Ngushticën e Hormuzit çmimet e gazit dhe naftës janë rritur, ndërsa rezervat po bien. Në një takim të koordinuar nga Londra u diskutua për zgjidhje.

Përfaqësues nga rreth 40 vende morën pjesë në një takim virtual për rihapjen e Ngushticës së Hormuzit. Kryeministri britanik, Keir Starmer i kishte ftuar për këtë takim për të diskutuar për masa diplomatike dhe politike për të rikthyer lirinë e lundrimit në këtë rajon. Takimi ishte ndoshta dhe reagim ndaj deklaratave të presidentit amerikan Donald Trump ndaj partnerëve: “Duhet të mësoni të mbroheni vetë”.

Në takim morën pjesë ndër të tjerë përfaqësues nga Franca, Gjermania, Kanadaja, India dhe Emiratet e Bashkuara Arabe. SHBA nuk ishte e përfaqësuar.

Ministrja e Brendshme britanike Yvette Cooper theksoi në fillim të videokonferencës rëndësinë e Ngushticës së Hormuzit për tregtinë botërore. “Në 24 orët e fundit, vetëm 25 anije kanë arritur të kalojnë, ndërkohë që normalisht kalojnë rreth 150 në ditë.” Aktualisht, rreth 2.000 anije po presin për të kaluar. Sipas saj, Irani ka bllokuar një rrugë ndërkombëtare detare, duke marrë peng ekonominë botërore.

Shqetësim për ekonominë botërore

Ashtu si në shumë vende të tjera, edhe në Britaninë e Madhe po rritet frika se bllokada e Ngushticës së Hormuzit mund të shkaktojë dëme të mëdha në ekonomi. Rreth një e pesta e naftës dhe e gazit të lëngshëm që tregtohen në botë kalojnë zakonisht përmes kësaj rruge. Një nga çështjet e diskutuara ishte nëse për arsye sigurie cisternat e naftës duhet të shoqërohen nga anijet ushtarake.

Macroni kundër përdorimit të forcës

Presidenti francez Emmanuel Macron e cilësoi përdorimin e forcës si jorealist. Sipas tij rihapja e ngushticës mund të arrihet vetëm përmes koordinimit me Iranin dhe negociatave pas një armëpushimi të mundshëm.

Ndërkohë Italia propozoi krijimin e një “korridori humanitar” për plehra kimike dhe mallra të tjera me rëndësi jetike, për të parandaluar një krizë ushqimesh, veçanërisht në vendet afrikane, siç deklaroi ministri i Jashtëm Antonio Tajani./DW

Të këshilluara

Kursi i këmbimit valutor, 3 prill 2026

Në tregun e këmbimit valutor shqiptar, një dollar amerikan do të blihet sot me 82.5 lekë dhe do shitet me 83.5 lekë. Ndërkohë monedha evropiane euro do blihet m...

09:19

ide

Kriza jonë e trefishtë tashmë ka emër

Edi Rama është sot mishërimi, edhe pse jo shkaku i vetëm, i krizës së përfaqësimit politik. Askush më shumë se ai nuk punuar për të ndërtuar një parti dhe një sistem politik në shërbim të kryetarit dhe jo të qytetarit

09:49 Blendi Kajsiu

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

18°c

KËMBIMI EURO

90.74

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Kriza jonë e trefishtë tashmë ka emër

Edi Rama është sot mishërimi, edhe pse jo shkaku i vetëm, i krizës së përfaqësimit politik. Askush më shumë se ai nuk punuar për të ndërtuar një parti dhe një sistem politik në shërbim të kryetarit dhe jo të qytetarit

09:49 Blendi Kajsiu

Me sytë katër

PAPARAZZI