Flash

Denoncimi i fortë i Berishës: Dy javë më parë Ergys Agasin e kanë rrahur keq

Lapsi.al 3 April 2026
Denoncimi i fortë i Berishës: Dy javë më parë Ergys

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka bërë një denoncim të fortë për biznesmenin në kërkim, Ergys Agasi. Duke iu referuar qytetarit dixhital, Berisha tha se Agasin e kanë rrahur keq, sa përfundoi sipas tij në një spital privat.

Ndërkohë, ai tha se nuk është lëshuar një urdhër-arrest ndërkombëtar për biznesmenin e përfshirë në akuza dhe afera në çështjen e AKSHI-t, ndërsa shtoi urdhri i lëshuar nga SPAK për të nuk ka vlerë. Sipas Berishës, policia nuk e arreston Agasin, pasi ky i fundit është vetë Rama.

“Dy individë të lidhur kokë e këmbë me krimin, me bandat dhe trafikun. Nisma Vuçiç-Rama po përfundon aty ku e ka vendin. Ka ngjallur përçmim dhe ka treguar se këta dy persona nuk kanë interesa të tjera, përveç atyre të xhepit.

Po kaq është dosja e AKSHI-t. Dy javë më parë, Ergys Agasin e kanë rrahur shumë keq.

E kanë shtruar në dru. Po po! Sipas qytetarit dixhital është dërguar në një spital privat. Do të duhet të dini një gjë se Agasi mbrohet nga shteti.

Nuk ekziston mandat ndërkombëtar për Ergys Agasin. Nuk ekziston. Ky mandati në Shqipëri është i pavlerë, pasi policia atë nuk e arreston. Ai ka hequr ministra. Këto janë zhvillime për këtë prestonome të Edi Ramës. Ergysi është vetë Rama, të kuptohemi!”, tha ai.

Të këshilluara

ide

Kriza jonë e trefishtë tashmë ka emër

Edi Rama është sot mishërimi, edhe pse jo shkaku i vetëm, i krizës së përfaqësimit politik. Askush më shumë se ai nuk punuar për të ndërtuar një parti dhe një sistem politik në shërbim të kryetarit dhe jo të qytetarit

09:49 Blendi Kajsiu

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

90.74

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Kriza jonë e trefishtë tashmë ka emër

Edi Rama është sot mishërimi, edhe pse jo shkaku i vetëm, i krizës së përfaqësimit politik. Askush më shumë se ai nuk punuar për të ndërtuar një parti dhe një sistem politik në shërbim të kryetarit dhe jo të qytetarit

09:49 Blendi Kajsiu

Me sytë katër

PAPARAZZI