Flash

Gjykata rrëzon akuzat kryesore, reagon Justin Baldoni

Lapsi.al 3 April 2026
Gjykata rrëzon akuzat kryesore, reagon Justin Baldoni

Aktori dhe regjisori Justin Baldoni dhe ekipi i tij ligjor kanë reaguar pas vendimit të fundit të gjykatës, i cili rrëzoi shumicën e akuzave të ngritura nga aktorja Blake Lively ndaj tij.

Në një deklaratë për media, avokatët e Baldonit u shprehën të kënaqur me vendimin.

“Jemi shumë të kënaqur që gjykata rrëzoi të gjitha akuzat për ngacmim seksual dhe çdo pretendim ndaj të pandehurve individualë,” thuhet në reagim, ku përmenden edhe emra të tjerë të përfshirë në çështje.

Ata theksuan se bëhej fjalë për akuza shumë serioze dhe falënderuan gjykatën për shqyrtimin e detajuar të fakteve dhe provave. Sipas vendimit të gjyqtarit, 10 nga 13 pretendimet e ngritura nga Lively janë rrëzuar, duke e ngushtuar ndjeshëm çështjen.

“Çështja tashmë është shumë më e kufizuar dhe presim të paraqesim mbrojtjen tonë për akuzat e mbetura në gjykatë,” shtuan avokatët.

Ndërkohë, janë rrëzuar edhe akuzat për shpifje dhe komplot, ndërsa në fuqi mbeten vetëm disa pretendime si shkelja e kontratës, hakmarrja dhe ndihma në hakmarrje.

Nga ana tjetër, përfaqësuesit ligjorë të Blake Lively deklaruan se rrëzimi i akuzave për ngacmim seksual nuk do të thotë se nuk ka pasur shkelje, por lidhet me faktin që gjykata e konsideroi aktoren si kontraktore të pavarur dhe jo punonjëse.

Ata shtuan se çështja do të fokusohet tek hakmarrja dhe përpjekjet për të dëmtuar reputacionin e saj, ndërsa Lively pritet të dëshmojë në gjyq.

Përplasja ligjore mes dy aktorëve nisi pas bashkëpunimit në filmin It Ends With Us, ku Lively akuzoi Baldonin për sjellje të papërshtatshme gjatë xhirimeve. Ajo kërkoi dëmshpërblim prej rreth 161 milionë dollarësh, duke pretenduar se ishte viktimë e një fushate shpifëse që i dëmtoi karrierën.

Baldoni i ka mohuar vazhdimisht akuzat dhe kishte ngritur një kundërpadi prej 400 milionë dollarësh ndaj Lively dhe bashkëshortit të saj, Ryan Reynolds, e cila më vonë u rrëzua nga gjykata.

Seanca gjyqësore mes palëve pritet të zhvillohet më 18 maj.

Të këshilluara

ide

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

Pse guri dhe molotovi u bënë të pashmangshëm

Kjo revoltë rinore ka pasur një meritë të madhe. Ajo i bëri të njohur publikut të gjërë anën më kriminale të këtij regjimi që ishte deri më tani e konservuar në skutat më të fshehta. Nëse revolucioni ekstremisht paqësor i flamingove na tregoi se kjo qeverisje nuk ishte më popullore, epilogu i tij radikal, me gurë dhe molotov po shërben për të nxjerrë në dritë të diellit se autokrati është në gjendje të përdorë çdo mjet për të qëndruar në pushte

11:37 Andi Bushati

MOTI TIRANA

12°c

KËMBIMI EURO

90.77

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI