Flash

James Rodríguez në spital për tre ditë pas Kolumbi-Francë: dehidratim i rëndë

Lapsi.al 3 April 2026
James Rodríguez në spital për tre ditë pas
James Rodríguez u shtrua për tre ditë në spital pas miqësores së humbur nga Kolumbia 3-1 kundër Francës. Ylli i kombëtares kolumbiane kishte luajtur pa probleme kundër skuadrës së Didier Deschamps dhe asgjë nuk të bënte të mendoje për probleme fizike. Megjithatë, Federata përmes një komunikate ka dashur të informojë për gjendjen e tij shëndetësore: “Pas kontaktit me një qendër mjekësore në shtetin e Minnesota-s, u mësua se lojtari është nën vëzhgim mjekësor për shkak të një problemi shëndetësor që nuk lidhet me aktivitetin sportiv. Një ditë pas ndeshjes kundër Francës, James shfaqi një dehidrim të rëndë që kërkoi shtrim në spital për 72 orët e fundit për arsye parandaluese dhe rikuperimi”.

Sqarimi i Federatës kolumbiane

Federata ka dashur të sqarojë një aspekt: “Është e rëndësishme të qartësohet se kjo situatë nuk lidhet me dëmtime muskulore apo skeletike dhe as me zhvillimin e aktivitetit të tij futbollistik. Fatmirësisht, raporti aktual mjekësor tregon një evolucion pozitiv dhe një përmirësim të vazhdueshëm. Stafi mjekësor i kombëtares kolumbiane mban komunikim të vazhdueshëm dhe të koordinuar me Minnesota United për të monitoruar me kujdes progresin e tij”. Pas një fillimi të shkëlqyer karriere te Monaco në sezonin 2013-2014, James Rodríguez bëri më pas hapin e madh duke kaluar te Real Madrid, përpara se të luante edhe për klube të tjera si Bayer Leverkusen, Bayern Munich dhe Everton. Shkurtin e kaluar ai iu bashkua Minnesota United, klub amerikan i MLS, për të nisur një etapë të re pas periudhës në Meksikë me León.

Lexo më tej: Imazhi viral i James Rodriguez i vetëm me stadiumin bosh: ç'ndodhi pas Kolumbi-Bolivi

Pavarësisht një rënieje të dukshme në rendiment dhe kritikave të forta nga tifozët në Kolumbi, James Rodríguez mbetet një nga talentet e padiskutueshme të kombëtares kolumbiane, me të cilën ka regjistruar 124 ndeshje dhe 31 gola, duke qenë ende kapiteni i saj. Lojtari po bën gjithçka për t’u përgatitur që të marrë pjesë në Botërorin e tretë të karrierës verën e ardhshme, pas atyre të 2014 dhe 2018.

Të këshilluara

ide

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

Pse guri dhe molotovi u bënë të pashmangshëm

Kjo revoltë rinore ka pasur një meritë të madhe. Ajo i bëri të njohur publikut të gjërë anën më kriminale të këtij regjimi që ishte deri më tani e konservuar në skutat më të fshehta. Nëse revolucioni ekstremisht paqësor i flamingove na tregoi se kjo qeverisje nuk ishte më popullore, epilogu i tij radikal, me gurë dhe molotov po shërben për të nxjerrë në dritë të diellit se autokrati është në gjendje të përdorë çdo mjet për të qëndruar në pushte

11:37 Andi Bushati

MOTI TIRANA

14°c

KËMBIMI EURO

91.10

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI