Flash

Maksuti shpëton Flamurtarin nga humbja: penalltia e polemikave ndal Tiranën në shtesë

Lapsi.al 3 April 2026
Maksuti shpëton Flamurtarin nga humbja: penalltia e polemikave ndal

Në ndeshjen që duhej fituar, askush nuk humbi. Tirana pa t'i shpëtonte fitorja e tretë radhazi nga duart, nga një penallti shumë e diskutueshme në minutën e 93'. Tabekou shënoi një gol blitz për bardheblutë, por Maksuti barazoi në fund nga pika e bardhë, duke ndalur vrapimin e kryeqytetasve drejt shpëtimit e duke i dhënë ende pak shpresë vlonjatëve. Barazimi mes Flamurtarit dhe Tiranës në javën e 30-të të Abissnet Superiore lë të hapur plotësisht garën për mbijetesë, në një moment të sezonit ku çdo pikë ka peshë të madhe. Tabekou

Sfida nisi menjëherë me ritëm të lartë dhe me avantazhin e shpejtë të bardhebluve. Ishte Tabeku ai që zhbllokoi takimin që në minutën e tretë, duke i dhënë Tiranës një nisje ideale dhe duke krijuar përshtypjen se miqtë mund ta menaxhonin më mirë ndeshjen. Pas golit, Tirana vazhdoi të kërkonte hapësira dhe pati mundësi konkrete për të dyfishuar rezultatin, pa arritur megjithatë të mbyllte ndeshjen.

[video width="634" height="360" mp4="https://cdnimpuls.com/lapsi.al/wp-content/uploads/2026/04/69cff5c8a6030.mp4"][/video]

Lexo më tej: Alvarez e dy herë Xhixha, Tirana fitore mbijetese: Shehi tani shpreson

Në anën tjetër, Flamurtari nuk hoqi dorë nga loja dhe e mbajti sfidën të hapur deri në fund. Skuadra vlonjate pati pretendime të vazhdueshme për penallti gjatë ndeshjes dhe insistimi i saj u shpërblye në kohën shtesë. Në minutën e 91-të, pas ndërhyrjes së Metës ndaj Maksutit brenda zonës, arbitri tregoi pikën e bardhë. Vetë Maksuti mori përsipër goditjen dhe nuk gaboi, duke rikthyer baraspeshën në një moment dramatik.

[video width="714" height="360" mp4="https://cdnimpuls.com/lapsi.al/wp-content/uploads/2026/04/69d00efd178e1.mp4"][/video]

Ky barazim ka pasoja të drejtpërdrejta në fundin e tabelës. Tirana mbetet në vendin e tetë, vetëm dy pikë larg zonës së sigurisë ku aktualisht ndodhet Bylis. Ndërkohë, Flamurtari vazhdon të mbetet i fundit, tre pikë pas bardhebluve. Megjithatë, situata mund të ndryshojë sërish shumë shpejt. Bylis dhe Vora ende nuk kanë zhvilluar ndeshjet e tyre të javës së 30-të, çka do të thotë se lufta për mbijetesë mbetet plotësisht e hapur dhe çdo javë po bëhet gjithnjë e më vendimtare.

Të këshilluara

ide

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

Pse guri dhe molotovi u bënë të pashmangshëm

Kjo revoltë rinore ka pasur një meritë të madhe. Ajo i bëri të njohur publikut të gjërë anën më kriminale të këtij regjimi që ishte deri më tani e konservuar në skutat më të fshehta. Nëse revolucioni ekstremisht paqësor i flamingove na tregoi se kjo qeverisje nuk ishte më popullore, epilogu i tij radikal, me gurë dhe molotov po shërben për të nxjerrë në dritë të diellit se autokrati është në gjendje të përdorë çdo mjet për të qëndruar në pushte

11:37 Andi Bushati

MOTI TIRANA

9°c

KËMBIMI EURO

91.10

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI