Flash

Nesër dita e fundit e Vjosa Osmanit si Presidente e Kosovës, ia dorëzon vendin...

Lapsi.al 3 April 2026
Nesër dita e fundit e Vjosa Osmanit si Presidente e Kosovës, ia

Ditën e shtunë, presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani do t'ia dorëzojë detyrën e saj, kryetares së Kuvendit, Albulena Haxhiu. 

Lajmin e bëri të ditur presidenca e Kosovës përmes një komunikate për media, ku jepen detaje për ceremoninë.

"Në orën 16:00, Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani ia dorëzon detyrën Kryetares së Kuvendit të Republikës së Kosovës, Albulena Haxhiu.

Akti ceremonial i dorëzim-pranimit të detyrës do të mbahet në Kabinetin e Presidentes. Mirëpresim ekipet tuaja!" - thuhet në njoftim.

Vjosa Osmani e mbajti detyrën për 5 vjet. Ajo e synoi një mandat të dytë, por Lëvizja Vetëvendosje nuk i dha mbështetje.

Gjykata Kushtetuese e Kosovës ka sanksionuar se Presidenti i ri duhet të zgjidhet deri në 28 prill. Nëse ky afat dështon, atëherë vendi duhet të shkojë në zgjedhje të reja brenda 45 ditësh. /LAPSI.al

Të këshilluara

Plagosen 2 të rinj me thikë në Shkodër

Rreth orës 19:50, dy persona, Enis Preza 19 vjeç dhe një 17-vjeçar me iniciale E. Sh. janë paraqitur në Spitalin Rajonal të Shkodër për ndihmë mjekësore, pasi j...

20:32

63-vjeçarin e rrahin për vdekje në Vlorë

Një ngjarje e rëndë është regjistruar në lagjen “Pavarësia”, në afërsi të rrugës “Çipaj” në Vlorë. Pas një konflikti mes disa personave, 63-vjeçari Ismail Al...

17:49

ide

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

Pse guri dhe molotovi u bënë të pashmangshëm

Kjo revoltë rinore ka pasur një meritë të madhe. Ajo i bëri të njohur publikut të gjërë anën më kriminale të këtij regjimi që ishte deri më tani e konservuar në skutat më të fshehta. Nëse revolucioni ekstremisht paqësor i flamingove na tregoi se kjo qeverisje nuk ishte më popullore, epilogu i tij radikal, me gurë dhe molotov po shërben për të nxjerrë në dritë të diellit se autokrati është në gjendje të përdorë çdo mjet për të qëndruar në pushte

11:37 Andi Bushati

MOTI TIRANA

9°c

KËMBIMI EURO

91.10

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI