Flash

Pas vendimit të gjykatës, Blake Lively: “Do të përballem në gjyq”

Lapsi.al 3 April 2026
Pas vendimit të gjykatës, Blake Lively: “Do të

Blake Lively është shprehur e gatshme të përballet në gjykatë me regjisorin dhe aktorin Justin Baldoni, pavarësisht se shumica e pretendimeve të saj janë rrëzuar nga gjykata.

Përmes një deklarate të bërë nga avokatja e saj, Sigrid McCawley, u theksua se çështja mbetet e fokusuar tek hakmarrja dhe përpjekjet për të dëmtuar reputacionin e aktores.

“Ky rast ka qenë dhe mbetet i përqendruar tek hakmarrja shkatërruese dhe hapat e jashtëzakonshëm që të paditurit kanë ndërmarrë për të dëmtuar reputacionin e Blake Lively, pasi ajo ngriti shqetësime për sigurinë në set,” thuhet në deklaratë.

Avokatja shtoi se për Lively, një pjesë e rëndësishme e drejtësisë është fakti që janë ekspozuar sulmet e koordinuara online ndaj saj. Ndërkohë, aktorja – e njohur për rolin në serialin Gossip Girl – pritet të dëshmojë në gjyq dhe të vijojë të denoncojë këtë formë hakmarrjeje dixhitale.

Megjithatë, gjykata ka rrëzuar të gjitha akuzat për ngacmim seksual ndaj Baldonit, duke lejuar të vijojnë vetëm disa pretendime të tjera, si shkelja e kontratës dhe hakmarrja.

Sipas përfaqësuesve ligjorë të Baldonit, vendimi është një fitore e rëndësishme.

“Jemi shumë të kënaqur që gjykata rrëzoi të gjitha akuzat për ngacmim seksual dhe pretendimet ndaj individëve të përfshirë,” u shprehën ata, duke e cilësuar procesin si një shqyrtim të kujdesshëm të fakteve dhe provave.

Ata shtuan se çështja tashmë është ngushtuar ndjeshëm dhe janë të gatshëm të paraqesin mbrojtjen e tyre për akuzat e mbetura.

Përplasja ligjore mes dy aktorëve vjen pas tensioneve gjatë promovimit të filmit It Ends With Us, ku Baldoni ishte regjisor dhe Lively një nga protagonistet.

Aktorha ngriti fillimisht akuza për ngacmim seksual dhe hakmarrje në fund të vitit 2024, duke kërkuar dëmshpërblim të madh financiar. Nga ana tjetër, Baldoni i ka mohuar vazhdimisht akuzat dhe kishte ngritur edhe një kundërpadi, e cila u rrëzua nga gjykata.

Seanca gjyqësore mes tyre pritet të nisë më 18 maj.

Të këshilluara

ide

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

Pse guri dhe molotovi u bënë të pashmangshëm

Kjo revoltë rinore ka pasur një meritë të madhe. Ajo i bëri të njohur publikut të gjërë anën më kriminale të këtij regjimi që ishte deri më tani e konservuar në skutat më të fshehta. Nëse revolucioni ekstremisht paqësor i flamingove na tregoi se kjo qeverisje nuk ishte më popullore, epilogu i tij radikal, me gurë dhe molotov po shërben për të nxjerrë në dritë të diellit se autokrati është në gjendje të përdorë çdo mjet për të qëndruar në pushte

11:37 Andi Bushati

MOTI TIRANA

12°c

KËMBIMI EURO

90.77

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI