Flash

AKU bllokon 4 ton produkte bimore mjekut popullor, i vendos dhe gjobë Ylli Merja-s

Lapsi.al 4 April 2026
AKU bllokon 4 ton produkte bimore mjekut popullor, i vendos dhe gjobë Ylli

Autoriteti Kombëtar i Ushqimit ka njoftuar këtë të shtunë se ka bllokuar rreth 4 ton produkte bimore në magazinën e mjekut popullor Ylli Merja, në Shkozë të Tiranës.

Sipas njoftimit të AKU, gjatë kontrollit në subjektin “Merja”, u konstatuan 3984 kg bimë të thata të miksuara, të ambalazhuara në thasë plastikë, por pa etiketa, pa afat përdorimi dhe pa informacion mbi origjinën apo përbërjen.

Sipas njoftimit, AKU vendosi masën e bllokimit të produktit, si dhe gjobë 200 mijë lekë për shkelje të kërkesave të gjurmueshmërisë. Një tjetër gjobë prej 100 mijë lekësh u vendos për mungesë të sistemit të vetkontrollit.

“Autoriteti Kombëtar i Ushqimit, referuar një denoncimi të ardhur, ka kryer kontroll në subjektin “Merja”, me adresë në lagjen Shkozë, Tiranë, ku nga inspektimi i kryer në ambientet e magazinës së subjektit, u konstatuan një sasi prej 3984 kg produkte të miksuara (miksime bimësh të thata) të ambalazhuara në thasë plastikë, por të paetiketuara, pa informacion mbi afatin e përdorimit, origjinën apo emërtimin e përbërjes.

​Mbi këto gjetje trupa inspektuese mori masën e menjëhershme të bllokimit të kësaj sasie në ambientet e magazinës si dhe për veprime, në kundërshtim me kërkesat e gjurmueshmërisë, ndaj subjektit u mor masa administrative “Gjobë” në vlerën 200,000 (dyqind mijë) lekë. Gjithashtu nga verifikimi i dokumentacionit ka rezultuar se mungonte implementimi i sistemit te vetkontrollit (skedat e monitorimit gjatë procesit të miksimit) veprime në kundërshtim me parashikimet ligjore, për këtë mangësi u mor masa administrative “Gjobë” në vlerën 100,000 (njëqind mijë) lekë”,- thuhet në njoftimin e AKU-së.

Të këshilluara

A ia vlen të rivihet në punë ARMO?

Shtrenjtimi i çmimit të naftës në tregun e pakicë, e ndikuar nga ndryshimet e shitjes së produktit në bursa, rikthen debatin nëse duhet të rindërtohet dhe të vi...

08:22

ide

Kriza jonë e trefishtë tashmë ka emër

Edi Rama është sot mishërimi, edhe pse jo shkaku i vetëm, i krizës së përfaqësimit politik. Askush më shumë se ai nuk punuar për të ndërtuar një parti dhe një sistem politik në shërbim të kryetarit dhe jo të qytetarit

09:49 Blendi Kajsiu

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

90.74

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Kriza jonë e trefishtë tashmë ka emër

Edi Rama është sot mishërimi, edhe pse jo shkaku i vetëm, i krizës së përfaqësimit politik. Askush më shumë se ai nuk punuar për të ndërtuar një parti dhe një sistem politik në shërbim të kryetarit dhe jo të qytetarit

09:49 Blendi Kajsiu

Me sytë katër

PAPARAZZI