Flash

Dhunoi vëllain dhe iu gjet një armë zjarri pa leje, arrestohet 29-vjeçari në Vlorë

Lapsi.al 4 April 2026
Dhunoi vëllain dhe iu gjet një armë zjarri pa leje, arrestohet

Një 29-vjeçar është arrestuar nga policia e Vlorës teksa gjatë një kontrolli në një ambient që ai përdorte, u gjet dhe u sekuestrua një armë zjarri tip pushkë. Nga hetimet rezultoi se 29-vjeçari me iniciale A. F., kishte pasur më parë një konflikt fizik me vëllain e tij.

"Mbante armë zjarri (pushkë) në një ambient në përdorim të tij, arrestohet në flagrancë 29-vjeçari. Specialistët e Stacionit të Policisë Selenicë, të Komisariatit të Policisë Vlorë, goditën një rast të armëmbajtjes pa leje.

Gjatë kontrollit të ushtruar në një ambient në përdorim të shtetasit A. F., 29 vjeç, banues në fshatin Lezhan, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan më cilësinë e provës materiale një armë zjarri tip pushkë. Nga veprimet hetimore rezultoi se ky shtetas kishte pasur më parë konflikt fizik me vëllanë e tij, shtetasin G. F., 37 vjeç.

Në përfundim të veprimeve procedurale, u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit A. F., për veprat penale “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe e municionit” dhe “Dhuna në familje”. Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Vlorë, për veprime të mëtejshme”, thuhet në njoftimin e policisë.

Të këshilluara

Procesi i integrimit, Rama akuzon opozitën!

Kryeministri Edi Rama vijoi sërish sulmet ndaj opozitës, duke theksuar se po vepron kundër interesit kombëtar sa i përket procesit të integrimit të vendit në BE...

14:16

ide

Kriza jonë e trefishtë tashmë ka emër

Edi Rama është sot mishërimi, edhe pse jo shkaku i vetëm, i krizës së përfaqësimit politik. Askush më shumë se ai nuk punuar për të ndërtuar një parti dhe një sistem politik në shërbim të kryetarit dhe jo të qytetarit

09:49 Blendi Kajsiu

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

90.74

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Kriza jonë e trefishtë tashmë ka emër

Edi Rama është sot mishërimi, edhe pse jo shkaku i vetëm, i krizës së përfaqësimit politik. Askush më shumë se ai nuk punuar për të ndërtuar një parti dhe një sistem politik në shërbim të kryetarit dhe jo të qytetarit

09:49 Blendi Kajsiu

Me sytë katër

PAPARAZZI