Flash

Kris arma në lokalin e njohur në Prishtinë, dy të plagosur

Lapsi.al 4 April 2026
Kris arma në lokalin e njohur në Prishtinë, dy të plagosur

Një incident i rëndë me armë zjarri ka ndodhur në orët e para të mëngjesit në Prishtinë, ku dy persona mbetën të plagosur pas të shtënave në lokalin e nates “Preview Bar”.

Ngjarja ka ndodhur në rrugën “Ferid Curri”, rreth orës 02:30, kur janë dëgjuar të shtëna me armë zjarri. Njësitë policore reaguan menjëherë dhe gjetën dy persona të lënduar: Adis Hoti, i qëlluar në shuplakën e dorës dhe në këmbë; Blerim Hoti – i qëlluar në këmbë.

Sipas personelit mjekësor, të dy ndodhen jashtë rrezikut për jetën. Fillimisht kanë marrë trajtim në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK), më pas janë transferuar në repartin e Ortopedisë për trajtim të mëtejshëm.

Si i dyshuar për rastin është arrestuar në vendngjarje Bali Krasniqi.

Në vendin e ngjarjes, policia ka sekuestruar dy armë zjarri dhe një gëzhojë. Hetimet po vazhdojnë për të sqaruar plotësisht rrethanat e incidentit.

Për shkak të gjendjes së disa personave të pranishëm, të cilët dyshohet se ishin nën ndikim të alkoolit, deri tani është intervistuar vetëm një dëshmitar.

Në vendngjarje kanë dalë njësitë hetimore, forenzika rajonale dhe prokurori kujdestar nga Departamenti për Krime të Rënda, i cili ka cilësuar rastin si “Vrasje në tentativë” dhe “Mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”.

Hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes po vazhdojnë.

Të këshilluara

Si parashikohet moti për këtë të shtunë

Ditën e shtunë vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike kryesisht të qëndrueshme. Moti parashikohet alternime kthjellimesh dhe vranësira të cilat hera...

08:27

ide

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

Pse guri dhe molotovi u bënë të pashmangshëm

Kjo revoltë rinore ka pasur një meritë të madhe. Ajo i bëri të njohur publikut të gjërë anën më kriminale të këtij regjimi që ishte deri më tani e konservuar në skutat më të fshehta. Nëse revolucioni ekstremisht paqësor i flamingove na tregoi se kjo qeverisje nuk ishte më popullore, epilogu i tij radikal, me gurë dhe molotov po shërben për të nxjerrë në dritë të diellit se autokrati është në gjendje të përdorë çdo mjet për të qëndruar në pushte

11:37 Andi Bushati

MOTI TIRANA

9°c

KËMBIMI EURO

91.10

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI